Diskutimet në mbledhjen e Grupit Parlamentar Rama u kërkon deputetëve të jenë më prezent në rrjetet sociale

20 Qershor 2026 | 15:44

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS të mbajtur me dyer të mbyllura, gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu mëson se kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga deputetët që të jenë më shumë prezent në rrjetet sociale.

“Ne nxjerrim një punë dhe nuk merr algoritëm”, mësohet të ketë thënë kryeministri në mbledhje.

Sipas Ramës deputetët duhet të nxjerrin punët që bën qeveria me argumentat përkatës.

Në një moment Rama i është drejtuar Braçes duke thënë: Nxjerr Erioni koshat e mbushur me mbeturina por nuk nxjerr koshat e pastra.

Replika e Braçes për këtë çështje drejtuar kryeministrit ka qenë se e bën këtë gjë se nuk ka gjetur zgjidhje.

“E bëj këtë gjë sepse nuk ka gjetur zgjidhje”, mësohet të ketë thënë Braçe.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

AMP arreston një efektiv në Dibër, dyshohet se nuk kreu veprimet pas largimit të një personi në “arrest shtëpie”

Një punonjës i Policisë së Dibrës është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi dyshohet se nuk ka kryer veprimet hetimore dhe procedurale pas largimit...
20:49 | 10/07/2026

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 41-të, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë hyri këtë të premte në ditën e saj të 41-të ndërsa si çdo pasdite, rreth orës 19:45, ata...
19:48 | 10/07/2026

Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e së premtes në rrugën që të çon drejt fshatit Kaninë, në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka...
18:44 | 10/07/2026