Albulena Haxhiu dënon gjuhën seksiste të deputetit Geci ndaj Vlora Çitakut
Kryeparlamentarja e Kosovës Albulena Haxhiu ka dënuar gjuhën seksiste të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci ndaj deputetes së PDK-së, Vlora Çitaku në seancën e kaluar.
Ajo tha se nuk ka qenë e njoftuar se çfarë i ka thënë ai të martën nënkryetares së kuvendit, dhe për këtë është njoftuar tek dje përmes mediave.
Ndërkaq, sa i përket deklaratës së tij për dënimin e ish-presidentit Hashim Thaçi në Hagë, të cilin e ndërlidhi me burgimin e përjetshëm të Naim Murselit, Haxhiu tha se kjo gjuhë është përçarëse dhe “goditje të veprës madhështore të UÇK-së”.
“Ju keni qenë dëshmitarë të seancës së kaluar, ku unë përveç që i kam tërhequr vërejtjen deputetit Geci, po ashtu në kërkesën e tij për të replikuar ndaj fjalës së përfaqësuesit të PDK-së nuk e kam lejuar që ta bëjë një gjë të tillë. E kam dënuar atë gjuhë, për mua ajo gjuhë është e papranueshme, përçarëse dhe është goditje ndaj veprës madhështore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në këtë drejtim, edhe sot në seancën e kuvendit do të mbajë qëndrim në raport me këtë çështje dhe po ashtu e dënojë gjuhën seksiste kundrejt nënkryetares së kuvendit, zonjës Vlora Çitaku. Unë për këtë nuk kam qenë e njoftuar atë ditë në seancë, nuk e kam dëgjuar dhe jam njoftuar dje nga mediat, gjegjësisht nga ato publikime që janë bërë dhe nuk do të lejojë që si kryetare e kuvendit që kuvendi të shndërrohet në arenë përplasjesh dhe ku goditen gratë deputete. Ato janë përfaqësuese të qytetarëve të Kosovës dhe nëse ka përdorim të gjuhës së tillë seksiste, natyrisht që kjo nuk do të lejohet që do të ndodhë dhe do të dënohet nga unë si kryetare e kuvendit”, deklaroi ajo.
Ajo u ka bërë thirrje edhe grupeve të tjera parlamentare, me kërkesën që të dënojnë një gjuhë të tillë.
“Me këtë rast ftojë të gjitha grupet parlamentare që të dënojnë gjuhën e tillë nga kushdo që vjen dhe kudo që ajo bëhet. Natyrisht që kjo është problem nëse ndodhë në Kuvendin e Kosovës, por natyrisht edhe në çdo moment apo në çdo rrethanë tjetër, apo në çdo institucion tjetër, qoftë në rrugë apo në debate televizive qysh ajo shpesh ndodhë, për faktin se e dini shumë mirë që ka pasur gjuhë shumë të rëndë që është përdorur ndaj aktivisteve, deputetëve të Vetëvendosjes por që nuk ka pasur solidaritet dhe nuk ka pasur reagime për ta dënuar një gjuhë të tillë. Por, unë dënojë këtë gjuhë seksiste, mizogjene, të papranueshme dhe nuk do të lejojë që kuvendi të shndërrohet në një arenë ku goditen gratë dhe ku përdoret një gjuhë e tillë”, shtoi ajo.
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi