Kuvendi i Kosovës miraton Projektligjin për çmimet tavan, kundërshton opozita
Ligjvënësit në Kosovë e kanë miratuar përfundimisht një Projektligj për çmimet tavan të enjten, me gjithë kundërshtimet nga opozita, e cila e akuzoi Qeverinë se përmes tij synon ndërhyrje në tregun e lirë.
Projektligji – i njohur zyrtarisht si Projektligji për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg – u miratua me 63 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Për t’u bërë ligj ai duhet të nënshkruhet nga presidenti i vendit, në këtë rast ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu.
Qeveria i ka hedhur poshtë kritikat e opozitës, duke argumentuar se ligji synon të vendosë masa të përkohshme dhe proporcionale për produktet themelore në raste të jashtëzakonshme të çrregullimit të tregut, për t’i mbrojtur qytetarët nga rritja e paarsyeshme dhe e menjëhershme e çmimeve të produkteve bazë.
KQZ në Kosovë përmbyll rinumërimin e 185 vendvotimeve, pritet certifikimi i rezultateve
FBK me strategji për basketbollin 3×3 drejt “Prishtina 2030”
Përleshje fizike në Prishtinë, plagosen 2 persona. Dyshohet se është përdorur edhe një armë
- 16:06 New York-u vishet Kuq e Zi, gazetari jep detaje për Paradën e Shqiptarëve
- 16:00 Rama refuzon të flitet për Marjana Koçekun në mbledhjen e grupit të PS-së
- 15:57 Irani: Do të dërgojmë një delegacion në Zvicër për bisedime me SHBA-në
- 15:57 Zhduket e mitura nga Gramshi, familjarët apelojnë për ndihmë për gjetjen e 13-vjeçares
- 15:47 Rama reagon për autokolonat e protestuesve nga diaspora: Në makina ka vetëm shoferë, gjithçka bëhet për viralitet
- 15:44 Diskutimet në mbledhjen e Grupit Parlamentar Rama u kërkon deputetëve të jenë më prezent në rrjetet sociale