Gjykata e Lartë prish vendimin për ish-drejtorin e RTSH Thoma Gëllçi! E kthen për rigjykim në Apelin e GJKKO

23 Prill 2026 | 15:58

Gjykata e Lartë këtë të enjte ka vendosur të prishë vendimin për ish-drejtorin e RTSH, Thoma Gëllçi. Gjithashtu Gjykata e ka kthyer çështjen e Gëllçit për rigjykim në Apelin e GJKKO.

“Prishjen e vendimit nr. 56, datë 17.12.2022, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionun dhe Krimin e Organizuar dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim në këtë gjykatë, me të tjetër grup gjykues”, thuhet në vendim.

Ish-drejtori i RTSH u arrestua në vitin 2021, pasi bashkë me tre punonjës akuzohej për pabarazi në tenderë dhe abuzim me detyrën në kohë kur Gëllçi ishte në detyrë.

Shkelja bën fjalë për një tender të vitit 2018 me fond prej 86 milionë lekësh për blerjen e pajisjeve për kanalin RTSH Agro, ku tre anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Alban Malaveci, Ervin Muraj dhe Julian Tapia akuzohen për shkelje të barazisë në tenderë.

Nga hetimet gjithashtu ka rezultuar se Thoma Gëllçi si ish-drejtori i Përgjithshëm i Radion Televizionit Shqiptar ka kryer shkelje ligjore në këtë procedurë prokurimi dhe akuzohet për shpërdorim detyre.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026