Abuzoi dhe infektoi me HIV 7 të rinj, dënohet me burgim të përjetshëm 43-vjeçari në Angli
Një përdhunues i cili infektoi qëllimisht 7 persona me HIV është dënuar me burgim të përjetshëm në Angli. Adam Hall, 43 vjeç i kishte shënjestruar në internet ose në bare në Newcastle personat midis viteve 2016 dhe 2023.
Hall u shpall fajtor për shkaktimin e lëndimeve të rënda trupore ndaj shtatë viktimave, katër prej të cilave i përdhunoi. Viktimat thanë se ishin dhunuar dhe kishin mbetur me trauma për gjithë jetën.
Policia e Northumbrias tha se më shumë viktima të dyshuara kishin dalë hapur që kur Hall u dënua, ndërsa një hetim tjetër është duke vazhduar.
Që nga diagnoza e tij në vitin 2010, profesionistët e shëndetit kishin qenë “tepër të shqetësuar” për sjelljen e Hall dhe e kishin paralajmëruar vazhdimisht për rrezikun që ai paraqiste për të tjerët.
Hall ishte i vetëdijshëm për nevojën për të marrë ilaçe dhe për të informuar partnerët seksualë për statusin e tij të HIV-it.
Ai pretendoi në mënyrë të rreme se i kishte bërë të dyja por në vend të kësaj zgjodhi të mos merrte ilaçe dhe qëllimisht shënjestroi persona të shumtë.
Në një deklaratë të lexuar në gjykatë, një nga burrat, i cili ishte 18 vjeç kur u përdhunua dhe u infektua nga Hall, tha se ishte dhunuar në mënyrën më të tmerrshme dhe çnjerëzore dhe se i kishte mbetur një traumë që e mbante çdo ditë.
Një tjetër e përshkroi Hallin si një grabitqar që e kishte mashtruar. Një burrë i tretë, i cili ishte 19 vjeç në kohën kur u infektua, tha se ishte lënduar në mënyrën më dashakeqe.
Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor