Aksident i rëndë në aksin Kavajë-Rrogozhinë, humb jetën këmbësori! Shoqërohet drejtuesi i mjetit

23 Prill 2026 | 21:46

Një aksident i rëndë ka nodhur një orë më parë në aksin rrugor Kavajë-Rrogozhinë, ku për pasojë ka humbur jetën një këmbësor.

Sipas raportimeve nga policia, aksidenti ka ndodhur në afërsi të mbikalimit të Gosës, ku drejtuesi i mjetit, shtetasi R. Q., 39 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin i cili nuk është identifikuar ende nga policia, ndërkohë drejtuesi është shoqëruar në polici.

“Rreth orës 20:15, në aksin rrugor Kavajë–Rrogozhinë, në afërsi të mbikalimit të Gosës, automjeti me drejtues shtetasin R. Q., 39 vjeç, ka aksidentuar një këmbësor ende të paidentifikuar.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, këmbësori ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e shtetasit që humbi jetën, si dhe për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026