Rubio sqaron: Futbollistët iranianë janë të mirëpritur në Kupën e Botës, por…
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, ka deklaruar se Irani do të lejohet të marrë pjesë në Kupën e Botës që do të zhvillohet këtë verë në SHBA, Kanada dhe Meksikë, por me kufizime të caktuara për personat që shoqërojnë ekipin.
Rubio gjithashtu mohoi zërat se SHBA ka kërkuar përjashtimin e Iranit nga turneu, duke sqaruar se nuk ka një kërkesë të tillë zyrtare ndërsa sipas tij futbollistët iranianë janë të mirëpritur të hyjnë në Shtetet e Bashkuara, por çdo individ që ka lidhje me ushtrinë iraniane do t’i refuzohet hyrja.
Ai theksoi se qëndrimi i Uashingtonit nuk ka të bëjë me sportistët, por me sigurinë dhe kontrollin e personave që mund të jenë pjesë e delegacionit.
Irani kishte siguruar kualifikimin për Kupën e Botës më herët, por pjesëmarrja e tij ishte vënë në dyshim për shkak të tensioneve të fundit mes dy vendeve.
Krahasim me Hitlerin, Maon dhe Stalinin, presidenti Trump: Më duket mirë, por unë jam më i fuqishëm
Obama kritikon qasjen e Trump ndaj Iranit: Kosto të mëdha njerëzore dhe financiare
Pakistani konfirmon: Zvicra do të presë bisedimet SHBA-Iran brenda 2 ditësh
- 13:28 U kapën me 306 bimë narkotike, arrestohen dy persona në Malësi të Madhe
- 13:19 Temperaturat deri në 10 gradë mbi normalen, ja si parashikohet moti për fundjavën
- 13:03 Autokolona e Diasporës mbërrin në Shkodër, niset drejt Tiranës në mbështetje të protestës (PAMJE)
- 12:40 Rama: Për skeptikët brenda familjes politike, karta e BE-së nuk është e imja, por e Shqipërisë
- 12:34 Rama: Nuk kam qenë dhe as nuk kam dërguar njeri në Aruba, është nxjerrë nga fusha e algoritmit
- 12:23 “Shteti nuk ndërtohet nga fryn era”, Rama: Një qeveri nuk e dorëzon kurrë timonin tek zhurma