“Po ata idiotët shqiptarë atje çfarë thonë”/ Reagon ministria e Jashtme: Publikime të pavërteta dhe të paqena
Zëdhenësi i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Alteo Hysi në një reagim zyrtar ka reaguar lidhur me një postim të shpërndarë këtë të premte në mediat sociale nga kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi.
Bardhi në një postim në “Facebook” ka ndarë një mesazh ku pretendon se ministri Ferit Hoxha iu referohet shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut si “idiotë”. Ai ndër të tjera e ka cilësuar si të papranueshme dhe të patolerueshme që një zyrtar i lartë publik t’u referohet shqiptarëve si “idiotë”.
“Po ata idiotët shqiptarë atje çfarë thonë”, pretendohet se ka shkruar ministri Hoxha.
Zëdhënësi deklaron se këto publikime janë të pavërteta. Ai shton se ato nuk kanë asnjë lidhje me realitetin dhe se komunikimi i servirur publikut është i paqenë.
“Është për të ardhur keq që pretendime të tilla fabrikohen dhe më pas amplifikohen nga aktorë politikë në vend. Kjo nuk është hera e parë që në arenën publike hidhen pretendime se anëtarë të shërbimit të jashtëm gjoja shkelin betimin e tyre.
Ministri Hoxha shpreh besim të plotë në ndershmërinë dhe profesionalizmin e Shërbimit të Jashtëm, i cili vijon të përmbushë detyrat me përkushtim, duke u fokusuar në punën e tij dhe duke mos u ndikuar nga zhurmat dhe tymnajat e qëllimshme”, thuhet ndër të tjera në reagim.
GJKKO dënon 6 zyrtarë të Bashkisë Divjakë për shkelje në tendera
Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Fatime Kryemadhit për tërheqjen nga gjykimi i shkurtuar
Përgjimet e SPAK për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, prokurori Prençi: Çfarë pune i kreve? Përgjigjet Shkreli
- 16:24 GJKKO dënon 6 zyrtarë të Bashkisë Divjakë për shkelje në tendera
- 16:19 Ministri Katz: SHBA po bllokon sulmet izraelite ndaj objektivave energjetike iraniane
- 16:18 Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Fatime Kryemadhit për tërheqjen nga gjykimi i shkurtuar
- 16:08 Ceremonia mortore e Lindsey Graham, do të marrin pjesë edhe Netanyahu dhe Zelenskyy
- 16:00 Dyshime për varrezë masive me trupa shqiptarësh në Zubin Potok, nisin gërmimet
- 15:48 Mijëra palestinezë të arrestuar nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor që nga fillimi i vitit