EMRI/ U transferua nga burgu i Peqinit në Burrel, të dënuarit me burgim të përjetshëm i gjendet lëndë narkotike

24 Prill 2026 | 21:02

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm, Adriatik Kupi ka kryer transferimin e të dënuarit me burgim të përjetshëm, Miklovan Parubi nga burgu i Peqinit në burgun e Burrelit. Sipas njoftimit transferimi ka ndodhur për arsye sigurie.

Gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar në burgun e Burrelit, mësohet se në materialet personale të të dënuarit është gjetur i fshehur në një çorape, një qese e vogël e dyshuar si lëndë narkotike.

Menjëherë janë njoftuar drejtuesit e institucionit, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve si dhe Komisariati i Policisë Burrel, i cili ka marrë në dorëzim materialin për kryerjen e ekspertizës përkatëse. Ngjarja po ndiqet sipas procedurave ligjore në fuqi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026