Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Cërrik, humb jetën një person! Plagoset një tjetër

24 Prill 2026 | 21:59

Një aksident i rëndë me pasojë vdekje është regjistruar në aksin Elbasan-Cërrik, në zonën e fshatit Mjekës.

Nga infirmacionet paraprake, në përplasje janë përfshirë një automjet tip “Benz” dhe një “Volkswagen Caddy”. Si pasojë e goditjes së fortë, drejtuesi i mjetit “Benz” ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Ndërkohë, drejtuesi i “Volkswagen Caddy” është transportuar me urgjencë drejt spitalit, ku po merr ndihmë mjekësore, ndërsa ende nuk ka një informacion zyrtar mbi gjendjen e tij.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026