Përfshihet nga flakët një banesë në Korçë, shpëtohen anëtarët e familjes! Shkaku dyshohet një shkëndijë elektrike

25 Prill 2026 | 08:49

Mëngjesin e sotëm, një banesë në lagjen 10 të qytetit të Korçës është përfshirë nga flakët.

Ngjarja është regjistruar pak minuta më parë ku sipas informacioneve paraprake, zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në kondicioner dhe më pas ka përfshirë të gjithë banesën.

Dy mjete zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje ku po bëjnë të mundur fikjen e flakëve. Raportohet se në banesë ka dëme materiale ndërsa fatmirësisht, familja që banon atje ka mundur të dalë jashtë pa marrë asnjë dëmtim.

Policia po ashtu ndodhet në vendngjarje për të bërë më tej zbardhjen e rrethanave ndërsa flakët janë neutralizuar dhe nuk paraqesin rrezik për banesat ngjitur.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë

Qytetarë dhe aktivistë pritet të zhvillojnë këtë të enjte protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e mbrojtur...
20:18 | 04/06/2026

“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)

Qindra qytetarë dhe aktivistë janë bashkuar edhe këtë të enjte në protestën e radhës kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit mbajnë në duar flamuj të Shqipërisë...
19:47 | 04/06/2026

Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec

Protesta e qytetarëve në Vlorë ka vijuar edhe sot pranë Sheshit të Flamurit. Ndryshe nga ditët e mëparshme, pjesëmarrja është raportuar më e ulët, ndërsa...
19:39 | 04/06/2026