Sterilizimi, avokatët e Beqajt: Procesi ka dalë nga shinat kushtetuese, do kërkojmë pushimin e çështjes

25 Prill 2026 | 11:41

Avokatët e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbajtën të shtunën një konference për shtyp lidhur me ato që i cilësojnë shkeljet procedurale në çështjen e sterilizimit.

Mbrojtësit ligjorë të ish-ministrit u shprehën se procesi ndaj Beqajt ka dalë nga shinat procedurale dhe kushtetuese, ndaj seancën e radhës do kërkojnë pushimin e çështjes.

“Në seancën e radhës gjyqësore të datës 28.04.2026, që do të zhvillohet para trupës së dytë gjyqësore të shqyrtimit të çështjes në themel, ne, si mbrojtje e Z. Ilir Beqaj, do të parashtrojmë kërkesën për pushimin e çështjes, duke argumentuar se, në rastin konkret, jemi përballë një situate ekstraprocedurale, ku akuza ndaj Z. Ilir Beqaj për veprat penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” nuk është formësuar nga Prokuroria, por nga Gjykata, ndërkohë që Gjykata nuk mund të shqyrtojë akuza të formësuara prej saj, pasi një situatë e tillë cenon në mënyrë të drejtpërdrejtë parimin e paanshmërisë dhe strukturën akuzuese të procesit penal, aq më tepër kur vendimi që i materializon këto akuza është proceduralisht i paankimueshëm.

Në mendimin tonë, neni 332/d, pika 3, i Kodit të Procedurës Penale nuk mund të interpretohet deri në atë pikë sa të pranojë që korrigjimi dhe saktësimi i cilësimit juridik të fakteve të bëhet nga Gjyqtari i seancës paraprake dhe jo nga Prokurori i çështjes.

Një interpretim i tillë do të çonte në një transformim të rolit të gjykatës nga organ gjykues në organ akuze, duke përmbysur strukturën themelore të procesit penal.

Për më tepër, një situatë e tillë cenon drejtpërdrejt nenin 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, pasi i pandehuri nuk informohet në mënyrë të qartë dhe të detajuar për natyrën dhe shkakun e akuzës ndaj tij nëpërmjet një akti formal të prokurorisë.

Për këto arsye, në seancën e radhës gjyqësore të datës 28.04.2026, ne do të kërkojmë pushimin e çështjes, pasi, në mungesë të një akuze të vlefshme të ngritur nga prokuroria, procesi penal është i privuar nga baza ligjore mbi të cilën mund të zhvillohet dhe, për rrjedhojë, nuk mund të vijojë. Në këto kushte, pushimi i çështjes nuk paraqet një opsion procedural, por një pasojë të pashmangshme juridike”, thanë mes të tjerash avokatët.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vatër zjarri në fshatin Mifol, zjarrfikësit në vendngjarje për të shuar flakët (VIDEO)

Një vatër zjarri është regjistruar në zonën e Mifolit këtë të premte. Flakët kanë përfshirë barishte, pemë, duke u përhapur me shpejtësi në sipërfaqen e...
14:41 | 17/07/2026

Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!

Ministrja serbe për Pushtetin Lokal, Snezana Paunoviç, ka thënë në një intervistë të re se ndoshta duhej të kishte përdorur një terminologji tjetër në vend...
13:39 | 17/07/2026

Ministrja Ibrahimaj: 12 mijë sipërmarrje të reja, do të vijojmë mbështetjen për bizneset

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ishin të pranishëm këtë të premte në eventin “Dyfisho sipërmarrjen tënde”. Ministrja Ibrahimaj prezantoi...
12:50 | 17/07/2026