Zbardhet dinamika e plagosjes me armë zjarri e 35-vjeçarit në Kurbin, shpallet në kërkim autori

25 Prill 2026 | 12:13

Policia e Kurbinit ka zbardhur dinamikën e ngjarjes së ndodhur paraditen e së premtes, në fshatin Gurëz, Kurbin, ku mbeti i plagosur me armë zjarri 35-vjeçar Akil Tahiri banues në Fushë-Kuqe.

Autori i plagosjes i identifikuar si shtetasi F . C., alias F. S është shpallur në kërkim

Gjithashtu, u shpall në kërkim edhe një shtetas tjetër për moskallëzim krimi dhe është proceduar penalisht edhe mjeku roje i spitalit, për mosnjoftim të shërbimeve të Policisë.

“Shtetasi A. T. është konfliktuar, dyshohet për motive të dobëta, me shtetasin F. C., alias F. S., i cili dyshohet se ka plagosur 35-vjeçarin. Ndërsa shtetasi R. M., 26 vjeç, ka shoqëruar në spital 35-vjeçarin dhe më pas është larguar, duke braktisur automjetin me të cilin udhëtonte.

Po nga veprimet rezulton se, rreth orës 10:20, në spitalin e Laçit ka mbërritur i plagosur në këmbë me armë zjarri (pistoletë) 35-vjeçari dhe mjeku roje nuk ka njoftuar shërbimet e Policisë, por e ka dërguar për mjekim në Spitalin e Traumës, Tiranë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, u bë shpallja në kërkim e shtetasve:

F. C., alias F. S., 40 vjeç, banues në fshatin Gorre, Kurbin, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

R. M., 26 vjeç, banues në të njëjtin fshat, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi A. I., 58 vjeç, banues në Kurbin, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi nuk ka kryer detyrën e tij funksionale”, tha policia.

Vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026