Abdixhiku: LDK mund të propozojë një emër për president, edhe mund të jetë Vjosa Osmani

25 Prill 2026 | 16:29

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka deklaruar se LDK mund të propozojë Vjosa Osmanin për presidente. Abdixhiku tha se i kanë 15 vota për propozimin e LDK-së.

Ai shtoi se nëse LVV dëshiron marrëveshje politike me LDK-në atëherë munden të propozojnë një emër dhe jo tre. Abdixhiku shtoi se mund të propozojë Vjosa Osmanin.

“Me sa kuptuam Kurti kërkon 90 vota, LDK 90 vota nuk mund t’i bëj, që i bie po kërkon bashkëpunim edhe me PDK-në… Por, nëse dëshiron marrëveshje politike me LDK-në atëherë LDK mund të propozoj emra. Ne s’kemi nevojë të propozojmë tre emra, por e propozojmë një dhe mundet me qenë edhe Vjosa Osmani. Po le të na tregoj ai a i ka 66 vota për këtë president”, tha Abdixhiku.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

KQZ në Kosovë përmbyll rinumërimin e 185 vendvotimeve, pritet certifikimi i rezultateve

KQZ në Kosovë ka përmbyllur procesin e rinumërimit të 185 vendvotimeve, për të cilat ishte marrë vendim për rinumërim. Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi,...
17:55 | 19/06/2026

FBK me strategji për basketbollin 3×3 drejt “Prishtina 2030”

Sekretarja e përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Elvira Dushku ka bërë të ditur se basketbolli 3×3 po shndërrohet në një prej projekteve kryesore...
14:36 | 19/06/2026

Përleshje fizike në Prishtinë, plagosen 2 persona. Dyshohet se është përdorur edhe një armë

Dy persona mbetën të plagosur të enjten pas një përleshjeje fizike të regjistruar në Prishtinë. Policia njoftoi se dy persona ishin sulmuar nga një i...
09:51 | 19/06/2026