Ndoji: Grekët nuk duan ta mbështesin Shqipërinë! Me ligjin e luftës mbajnë pezull marrëdhëniet
Ish-drejtori i Arkivës dhe historiani, Gjet Ndoji i ftuar këtë të shtunë në emisionin “Review” nga Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me marrëdhëniet e Shqipërisë dhe Greqisë.
Ndoji gjatë fjalës së tij u shpreh se grekët nuk duan ta mbështesin Shqipërinë teksa u kthye pas në kohë duke kujtuar pushtimin e Epirit të Vjetër.
Ndër të tjera ai theksoi se Greqia gjithmonë ka përfituar nga vonesa në procesin e shtetformimit të Shqipërisë.
“Sa i përket ligjit të luftës që u tha, është absurdi më i madh i politikës së jashtme të Greqisë me Shqipërinë pasi baza e këtij pretendimi ekziston që në kohën e luftës italo-greke e tetorit të vitit 1940.
Një ligj absurd për arsyen e thjeshtë se Italia pasi pushtoi Shqipërinë në qoftë se do ndalemi pak te lufta italo-greke, intervenoi kundër Greqisë në synimet e saj strategjike për të rritur influencat dhe për të pushtuar Ballkanin.
Po të rikthehemi te takimi i dy kryeministrave, mund të lexohen nën rrjeshta, dy gjendje. Gjendja e Shqipërisë për të përfituar mbështetjen e Greqisë që me sa duket tek artikulimi që bën kryeministri i Greqisë dhe media e institucionet greke, nuk janë gati grekët dhe nuk e dëshirojnë aspak që ta mbështesin Shqipërinë.
Grekët gjithmonë që në kohën e revolucionit greke deri në ditët tona kanë përfituar nga vonesa në procesin e shtetit të formimit të Shqipërisë dhe kjo është arsyeja kryesore që grekët vazhdojnë, unë them stacioni i fundit i insistimit të tyre me teza absurde siç mbajnë pezull marrëdhëniet dhe e përdorin autoritetin e tyre për të realizuar qëllime të tjera.
Greqia tashi njihet në mënyrë permanente. Ajo përveç se ka pushtuar Epirin e vjetër, atje ka ndodhur dhe procesi i greqizimit të asaj popullate. Një pjesë e madhe është ushtruar gjenocid, janë depërtuar me dhunë duke vrarë e prerë. Dhe në aspektet kulturore në gjithë Shqipërinë e jugut.
Procesi i restaurimit të kishave për shembull është një proces i ndërhyrjes kulturore për të shuar identitetin kombëtar të shqiptarëve, identitetin arbënor. Po marr shembullin më klasike është Manasiri i Mesopotamit në komunën e Finiqit, një objekt kulti tipik arbor”, tha ai ndër të tjera.
Rrëzohet kamioni në Librazhd, bllokohet rruga për mbi një orë (VIDEO)
Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët mblidhen para godinës së Kryeministrisë
ISHP: Kujdes nga vapa, ja problematika shëndetësore që shkakton
- 20:11 Presidenti Begaj reagon për herë të parë për protestat: Mbetem i përkushtuar në mbrojtje të Kushtetutës dhe lirive të qytetarëve
- 20:10 Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
- 20:07 Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
- 20:03 Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë në ditën e 25-të të protestës në Tiranë
- 19:47 Rrëzohet kamioni në Librazhd, bllokohet rruga për mbi një orë (VIDEO)
- 19:34 Policia Metropolitane e Londrës do zgjerojë dronët dhe teknologjinë e njohjes së fytyrës gjatë hetimeve