Të shtëna me armë drejt një servisi në aksin Prishtinë- Ferizaj, dëmtohen 6 makina! Gjenden 16 gëzhoja

26 Prill 2026 | 10:44

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pas mesnatës në aksin Prishtinë- Ferizaj. Policia bën me dije rreth orës 00:20 persona të veshur me të zeza dhe me helmeta në kokë duke drejtuar një motoçikletë kanë qëlluar me armë në drejtim të një servisi makinash.

Si pasojë e të shtënave janë dëmtuar rreth gjashtë vetura dhe katër xhama të objektit. Autoritetet menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur e sekuestruar 16 gëzhoja.

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM / MBAJTJE NË PRONËSI KONTROLL APO POSEDIM I PA AUTORIZUAR I ARMËS / Magjistralja Prishtinë-Ferizaj 25.04.2026-00:20-00:25. Raportohet se persona të panjohur të veshur me të zeza dhe me helmeta në kokë duke drejtuar një motoçikletë dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një auto salloni.

Si pasojë e të shtënave janë dëmtuar rreth gjashtë vetura dhe katër xhama të objektit ku vlera e dëmit nuk dihet. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 16 gëzhoja. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, njofton policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

KQZ në Kosovë përmbyll rinumërimin e 185 vendvotimeve, pritet certifikimi i rezultateve

KQZ në Kosovë ka përmbyllur procesin e rinumërimit të 185 vendvotimeve, për të cilat ishte marrë vendim për rinumërim. Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi,...
17:55 | 19/06/2026

FBK me strategji për basketbollin 3×3 drejt “Prishtina 2030”

Sekretarja e përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Elvira Dushku ka bërë të ditur se basketbolli 3×3 po shndërrohet në një prej projekteve kryesore...
14:36 | 19/06/2026

Përleshje fizike në Prishtinë, plagosen 2 persona. Dyshohet se është përdorur edhe një armë

Dy persona mbetën të plagosur të enjten pas një përleshjeje fizike të regjistruar në Prishtinë. Policia njoftoi se dy persona ishin sulmuar nga një i...
09:51 | 19/06/2026