Mitsotakis: Sulmi në darkën e Trump është një kujtesë e fortë se dhuna nuk ka vend në demokraci

26 Prill 2026 | 12:31

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka reaguar përmes një postimi në “X” lidhur me të shtënat e regjistruara gjatë darkës së Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë. Mitsotakis shkruan se sulmi është një kujtesë e fortë se dhuna nuk ka vend në demokraci. Ai shtoi se sulme të tilla nuk mund të tolerohen kurrë.

“Sulmi në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë është një kujtesë e fortë se dhuna nuk ka vend në demokraci. Është një lehtësim që @POTUS, Zonja e Parë dhe të gjithë të pranishmit janë të sigurt, por incidente të tilla nuk mund të tolerohen kurrë. Mbrojtja e institucioneve demokratike është e panegociueshme”, shkruan ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze

Bashkimi Evropian ka miratuar një ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze në një përpjekje për të forcuar armëpushimin e fundit të brishtë....
17:27 | 04/06/2026

“Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse

Një koalicion prej nëntë shtetesh anëtare të BE-së, plus Islanda dhe Norvegjia, po rrit presionin për të shtrënguar kushtet e vizave për turistët rusë ndërsa...
17:24 | 04/06/2026

Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave

Bitcoin ka shënuar një rënie të fortë, duke prekur nivelin më të ulët që nga shkurti dhe duke humbur më shumë se 25% të vlerës...
17:21 | 04/06/2026