Atentati në Balldren, drejtori i policisë Lezhë: Janë konstatuar dy viktima, grupi hetimor po kryen të gjitha veprimet

26 Prill 2026 | 16:14

Lidhur me atentatin e ndodhur ditën e sotme në fshatin Balldren të Lezhës, Arben Nasufi Drejtor i Drejtorise se Policise Vendore Lezhë ka dalë në një komunikatë për mediat duke sqaruar mbi ngjarjen.

“Rreth orës 14:50 ka mbërritur në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë ka mbërritur një informacion për të shtëna me armë në zonën e fshatit Balldren. Policia ka mbërritur në vendngjarje, emergjenca është njoftuar gjithashtu.

Është konstatuar se gjatë lëvizjes së një mjeti, ai është qëlluar me breshëri armësh. Mjekët kanë konfirmuar për humbjen e jetëve ndaj dy personave, një shtetas burrë dhe një shtetase  grua. Është një ngjarje shumë e rëndë. Është ngritur grupi hetimor, janë marrë të gjitha masat dhe po kryhen te gjitha veprimet policore në terren. Po punojmë intensivisht dhe po fiksojmë çdo provë në vendngjarje me qëllim hetimin dhe zbardhjen e plotë të gjithë dinamikës dhe zbardhjen e autorëve.

Për një material më të plotë, do komunikojmë në vazhdim”, ka thënë drejtori i policia Lezhë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vriste 59-vjeçarin me thikë pas një konflikti në lokal, arrestohet 43-vjeçari në Elbasan

Një konflikt për motive të dobëta në një lokal në lagjen “Luigj Gurakuqi” në Elbasan ka përfunduar me plagosjen e një 59-vjeçari me mjet prerës....
15:22 | 17/07/2026

Vatër zjarri në fshatin Mifol, zjarrfikësit në vendngjarje për të shuar flakët (VIDEO)

Një vatër zjarri është regjistruar këtë premte në fshatin Mifolit të Vlorës. Mësohet se, flakët kanë përfshirë barishte, pemë, duke u përhapur me shpejtësi në...
14:41 | 17/07/2026

Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!

Ministrja serbe për Pushtetin Lokal, Snezana Paunoviç, ka thënë në një intervistë të re se ndoshta duhej të kishte përdorur një terminologji tjetër në vend...
13:39 | 17/07/2026