Ministri Lamallari prezanton drejtorin e ri të AMP: Forconi standardet e integritetit në Policinë e Shtetit
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari këtë të hënë prezantoi drejtorin e ri të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Klevis Qose. Lamallari gjatë fjalës së tij falënderoi drejtorin e deritanishëm, Eduart Merkaj.
Ai theksoi se drejtuesi i ri i AMP-së, duhet të çojë më tej punën për rritjen e transparencës, forcimin e kontrollit të brendshëm dhe garantimin e standardeve më të larta profesionale në Policinë e Shtetit.
“Prezantova sot drejtorin e ri të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Klevis Qose. Ai merr këtë përgjegjësi në një moment të rëndësishëm për forcimin e standardeve të integritetit dhe duhet të vijojë me përkushtim këtë mision, duke çuar më tej punën për rritjen e transparencës, forcimin e kontrollit të brendshëm dhe garantimin e standardeve më të larta profesionale në Policinë e Shtetit. Falënderime për Eduart Merkaj për përkushtimin, seriozitetin dhe integritetin që tregoi gjatë drejtimit të AMP-së.
Kontributi i tij ka qenë i vyer në forcimin e rolit të kësaj agjencie dhe në konsolidimin e standardeve të llogaridhënies. Angazhimi ynë për vetëpastrimin e Policisë së Shtetit është i panegociueshëm. Kushdo që cenon besimin e qytetarëve dhe uniformën, nuk ka vend në radhët e saj. Ne do të vijojmë me forcimin e mekanizmave të kontrollit dhe ndëshkimit, duke mbështetur çdo hap që garanton një polici të pastër, profesionale dhe në shërbim të qytetarëve”, tha ai.
Vatër zjarri në fshatin Mifol, zjarrfikësit në vendngjarje për të shuar flakët (VIDEO)
Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!
Ministrja Ibrahimaj: 12 mijë sipërmarrje të reja, do të vijojmë mbështetjen për bizneset
- 14:45 Pas sulmeve të SHBA-së në infrastrukturën energjetike, Teherani thirrje qytetarëve: Zvogëloni konsumin e energjisë
- 14:41 Vatër zjarri në fshatin Mifol, zjarrfikësit në vendngjarje për të shuar flakët (VIDEO)
- 14:29 Sulm vdekjeprurës në Odesa, shënjestrimi i cisternave ruse në Detin e Zi bëhet pika qendrore e përshkallëzimit të luftës
- 14:09 Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
- 14:06 Përshkallëzohet konflikti, SHBA sulmon Iranin për të gjashtën ditë radhazi, luftohet për Ngushticën e Hormuzit (VIDEO)
- 14:04 Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian