Rrëzohet kërkesa e Erion Veliajt për transmetim live të seancave në GJKKO

27 Prill 2026 | 14:38

Ka vijuar këtë të hënë seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, GJKKO, ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili sërish nuk është paraqitur fizikisht në sallën e gjyqit.

Sipas informacioneve nga seanca, Veliaj është përfaqësuar nga avokati i tij, ndërsa mungesa e tij është justifikuar përmes dy deklaratave zyrtare të përcjella nga Drejtoria e Burgjeve, ku njëra prej tyre thekson se ai nuk dëshiron të marrë pjesë në seancë.

Në proces, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, përfaqësohet nga prokurorët Altin Dumani dhe Ols Dado.

Gjatë seancës u lexua edhe kërkesa e depozituar nga Veliaj, i cili kishte kërkuar që seancat gjyqësore të transmetoheshin live, me argumentin se publiku duhet të ndjekë në kohë reale ecurinë e procesit. Megjithatë, kjo kërkesë është rrëzuar nga gjykata.

Po ashtu, për seancën e sotme nuk është lejuar prania e kamerave në sallë, pasi një prej të pandehurve në çështje, Elman Abule, nuk ka dhënë pëlqimin për filmim, duke çuar në mbylljen e procesit për mediat vizive.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nga kush distancohem prej protestave”, Flet avokat Matlija: Protagonizmi është i popullit!

Avokati Dorjan Matlija ka folur këtë të premte për Euronews Albania me moderatorin Ilir Kazaferi lidhur me protestën. Matlija ka folur për Euronews Albania një...
18:14 | 03/07/2026

Partia Demokratike ankimon në Kushtetuese rrëzimin e komisioneve hetimore për AKSHI-n dhe rrugët

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese, duke kundërshtuar vendimin e Kuvendit për të mos miratuar ngritjen e dy komisioneve hetimore parlamentare,...
17:18 | 03/07/2026

Mungon avokati mbrojtës, shtyhet seanca e Erion Veliajt në Gjykatën Administrative

Seanca gjyqësore në Gjykatën Administrative për çështjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, u shty për shkak të mungesës së avokatit të tij mbrojtës, Plarent...
13:17 | 03/07/2026