“Po ata idiotët shqiptarë atje çfarë thonë”, ministri Hoxha pyetet për mesazhet: Nuk merrem me tymnaja

27 Prill 2026 | 15:55

Ministri i Punëve të Jashtme, Ferit Hoxha, mbajti sot një konferencë të përbashkët për mediat me Izet Mexhitin, kryetar i Lëvizjes Demokratike në Maqedoninë e Veriut dhe kryetar i Komunës së Çairit.

Pas përfundimit të fjalimeve, gazetarët i kërkuan një koment në lidhje me mesazhet e bëra publike ku pretendohet se Hoxha u drejtohet shqiptarëve të Malit të Zi si “idiotë”, të cilat Hoxha i ka cilësuar si tymnajë me të cilën nuk ka ndërmend të merret.

“Nuk ka asgjë të vërtetë nga ato mesazhe, nuk do më tërhiqni ku doni ju ,unë kam evoluar, Shqipëria është duke ecur në rrugën e BE dhe nuk do merrem me tymnaja. Unë i kam bërë të gjitha sqarimet e mia dhe do doja të përdorja një shprehje: U ngrit kjo tymnajë dhe u pamë! Jam i hapur për të takuar në çdo kohë e rrethanë, qoftë kur biem dakord, qoftë kur kemi gjëra për të biseduar, edhe nëse nuk biem dakord! Nuk ka asnjë lloj interpretimi që vlen mbi atë që duam të ndërtojmë, mbi atë që biseduam sot e do të bëjmë.  Nuk ka asnjë tymnajë që mund të hyjë në mes nesh, që mund të na zërë sytë për të parë atë që është e përbashkët”, tha Hoxha.

Disa ditë më parë kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi në një postim në “Facebook” ndau një mesazh ku pretendonte se ministri Ferit Hoxha iu referohet shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut si “idiotë”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku shfaqet duke përgatitur fjalimin që do të mbajë të premten në mbledhjen e grupit...
21:52 | 23/07/2026

Deputetja Luarasi: Reforma territoriale e vitit 2014 solli rezultate konkrete, ja pse duhet një e re

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, e ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, u shpreh se, ndonëse nuk është eksperte e reformës territoriale, të...
21:30 | 23/07/2026

Deputetët e opozitës godasin tavolinat, PS voton rezolutat për institucionet e pavarura

Me foltoren e Kuvendit të bllokuar nga deputetët e opozitës dhe me zhurma të krijuara nga goditjet e tavolinave, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, hapi...
15:41 | 23/07/2026