Brataj: Çdo ditë ndodhin mesatarisht 12 aksidente rrugore

27 Prill 2026 | 18:40

Rrugët e Shqipërisë po përgjaken çdo ditë nga aksidente rrugore të cilat janë shpesh me viktima. Skënder Brataj Drejtor i Urgjencës Kombëtare gjatë një interviste për Euronews Albania pohoi se çdo ditë ndodhin mesatarisht 12 aksidente rrugore, dhe shumica e tyre shkaktohen nga moshat e reja.

Brataj, pohon se duhen ndërgjegjësuar të gjitha institucionet për të analizuar shkaqet e këtyre aksidenteve.

Por aksidentet janë vetëm një pjesë e traumave, të cilat renditet në vendin e 5 kur flitet për humbje jete dhe invaliditet.

Ndërkohë raporti i fundit i INSTAT  tregon se vetëm në muajin mars janë regjistruar 89 aksidente rrugore me 117 persona të lënduar disa me pasojë jetën. Analiza e ekspertëve të statistikave fakton se gjatë muajit mars 86,5 % e aksidenteve rrugore kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesve të mjeteve dhe se grupmosha 25-34 vjeç paraqet numrin më të lartë të aksidenteve, duke përbërë 32,6 % të numrit total të tyre. aksidenteve të regjistruara në këtë periudhë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026

Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje

Autobusi i linjës Durrës–Spitall (linja e Universitetit) u përfshi nga flakët teksa ishte në lëvizje. Zjarri u vu nën kontroll në kohë nga shërbimi zjarrfikës,...
12:10 | 04/06/2026