“SPAK para provës së madhe”, Analisti: Duhet produkt nga gjyqet e politikanëve

28 Prill 2026 | 00:04

Analisti Ervis Iljazaj, tha në emisionin NOW koha e “goditjeve spektakolare” të drejtësisë duhet t’ia lërë vendin rezultateve konkrete gjyqësore, për të shmangur perceptimin e proceseve si lojëra politike.

Iljazaj tha se SPAK ka hyrë tashmë në fazën më kritike të ekzistencës së tij. Sipas analistit, suksesi i institucionit nuk matet më me dosjet e hapura apo frazat e bujshme që rrjedhin në media, por me konkluzionet e gjykatave.

“Këto janë procese të cilat kanë nevojë për një konkluzion. Nëse hetimet dhe paraburgimet përfundojnë pa një rezultat, atëherë kemi të bëjmë me një ‘flluskë sapuni’ dhe lojëra politike, jo me procese gjyqësore,” u shpreh Iljazaj.

Ai nënvizoi se produkti është i domosdoshëm për të ruajtur reputacionin e SPAK-ut dhe GJKKO-së, pasi zvarritja e gjyqeve dëmton besueshmërinë e drejtësisë.

Provë ishin goditjet spektakolare, dosjet, frazat që kanë dalë nga dosjet, po tani jemi te prova më e rëndësishme. Këto janë procese të cilat kanë nevojë për një konkluzion, kanë nevojë për gjyqe, kanë nevojë për përfundime. Nuk mund të vazhdojnë kështu gjithë kohës të zvarriten, apo ku di unë se çfarë.

“Sigurisht që është një provë e rëndësishme për SPAK-un se si do të përfundojnë këto gjykime, çfarë vendime do të merren, a do të kenë sukses apo jo. Sepse, në qoftë se pastaj të gjitha këto hetimet, akuzat, paraburgimet e të tjerë, përfundojnë të gjitha në një “flluskë sapuni”, pa një rezultat apo pa një konkluzion, atëherë këtu pastaj janë bërë lojëra politike, nuk janë bërë procese gjyqësore.

Në qoftë se vërtet nuk ka një produkt nga këto gjyqe të politikanëve të rëndësishëm në Shqipëri, atëherë këtu pastaj kanë qenë thjesht instrumente dhe gjyqe politike, që unë nuk i besoj, të drejtën me thënë, por le ta shohim. Janë realisht një provë e rëndësishme të gjitha gjyqet ndaj politikanëve të rëndësishëm”, tha Iljazaj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump: Marrëveshja me Iranin do të nënshkruhet nesër, Ngushtica e Hormuzit do të hapet për të gjithë

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar në platformën e tij “Truth Social” se marrëveshja me Iranin pritet të nënshkruhet nesër dhe se menjëherë pas nënshkrimit,...
18:56 | 13/06/2026

SHBA-të përgatiten për reduktime të mëdha të kapaciteteve ushtarake në Evropë. Çfarë pajisjesh do të tërhiqen?

Po dalin informacionet e para se si Shtetet e Bashkuara do ta riorganizojnë praninë e tyre ushtarake në territorin e aleatëve të NATO-s në Evropë....
17:43 | 13/06/2026

Del foto e makinës me të cilën dyshohet se Armand Shaka transportoi dhe më pas zhduku trupin e Eglant Koçit

Kjo që shihni në foto dyshohet të jetë makina që Armand Shaka ka përdorur për të transportuar dhe më pas për të zhdukur trupin e...
14:44 | 13/06/2026