Protestë në Elbasan për mungesën e energjisë elektrike, banorët pa furnizim të rregullt me ujë
Banorët e lagjes “Skënderbej” në Elbasan protestuan këtë të martë për mungesën e energjisë elektrike, një problem që sipas tyre vijon prej disa ditësh dhe ka vështirësuar ndjeshëm jetesën.
Rreth 300 banorë janë prekur nga ndërprerja, duke mbetur jo vetëm pa energji elektrike, por edhe pa furnizim të rregullt me ujë. Ata shprehen se situata pritet të zgjasë deri më 4 të muajit dhe denoncojnë mungesën e njoftimit zyrtar nga institucionet përgjegjëse.
Edhe bizneset e vogla në zonë raportojnë humbje të konsiderueshme, veçanërisht në sektorin ushqimor, për shkak të fikjes së frigoriferëve dhe rrezikut për prishjen e produkteve.
Nga ana tjetër, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike sqaron se ndërprerja lidhet me stakimin e fidrit nr. 7 në nënstacionin “Kombinati i Drurit”, në kuadër të punimeve për linjën e interkoneksionit Bitola–Elbasan–Fier. Sipas OSHEE-së, po punohet për furnizimin e zonës përmes linjave alternative dhe ndërprerjet janë të përkohshme gjatë manovrave teknike.
Gjithashtu, banorët paralajmërojnë se do të vijojnë protestat deri në një zgjidhjen të situatës
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë