Kryeprokurori i SPAK Klodian Braho pret Ministrin e Drejtësisë së Austrisë

29 Prill 2026 | 11:39

Në Prokurorinë e Posaçme është zhvilluar sot një takim i nivelit të lartë mes drejtuesve të SPAK dhe përfaqësuesve të drejtësisë austriake.

Kryeprokurori i SPAK, Klodian Braho, priti ministren e Drejtësisë së Austrisë, Ana Sporrer, e cila mbërriti në institucion e shoqëruar nga eskorta e saj zyrtare dhe u prit nga kreu i SPAK.

Ky takim vjen në vijim të bashkëpunimit mes dy vendeve, pas operacionit të zhvilluar në fillim të këtij muaji, ku autoritetet shqiptare dhe austriake goditën disa qendra telefonike në Tiranë të dyshuara për mashtrime ndaj qytetarëve austriakë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

PS propozon ndryshime kushtetuese për zgjatjen e mandatit të prokurorëve të SPAK, PD kundërshton nismën e Manjës

Partia Socialiste është shprehur e gatshme të ndërmarrë ndryshime në Kushtetutë për të hequr kufizimin që nuk lejon rizgjedhjen e prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme...
12:59 | 03/07/2026

Kreu i SPAK: Policia mbetet partner kyç, SPAK duhet të ketë pavarësi operacionale

Kreu i SPAK, Klodian Braho, gjatë fjalës se tij në Komisionin e Ligjeve, vlerësoi rolin e Policisë së Shtetit si partner kyç në luftën kundër krimit....
11:41 | 03/07/2026

Nga krimi i organizuar te hetimet financiare, Braho: Masat e SPAK për zbatimin e rekomandimeve të Kuvendit

Drejtuesi i SPAK, Klodian Braho në prezantimin e raportit vjetor të Strukturës së Posaçme për vitin 2025, është ndalur gjithashtu te masat e marra për...
10:51 | 03/07/2026