IKMT aksion në Sarandë, prish disa objekte të ndërtuara pa leje
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), në bashkëpunim me Inspektoratet vendore të Mbrojtjes së Territorit dhe me mbështetjen e Policisë së Shtetit, ka nisur një aksion në Bashkinë e Sarandës për goditjen e ndërtimeve të paligjshme dhe lirimin e hapësirave publike.
Ndërhyrja ka filluar këtë të mërkurë në njësinë administrative të Ksamilit, ku po kryhet prishja e objekteve të ndërtuara pa leje. Sipas autoriteteve, operacioni do të vijojë edhe gjatë ditës së nesërme në qytetin e Sarandës.
Në total, parashikohet shembja e rreth 10 objekteve të llojeve të ndryshme, përfshirë struktura betoni të armuar, metalike dhe druri. Këto ndërtime janë konstatuar pa dokumentacionin përkatës dhe në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.
IKMT bën të ditur se për të gjitha rastet janë ndjekur procedurat ligjore, duke përfshirë njoftimet dhe masat administrative përkatëse, përpara ndërhyrjes në terren.
GJKKO dënon 6 zyrtarë të Bashkisë Divjakë për shkelje në tendera
Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Fatime Kryemadhit për tërheqjen nga gjykimi i shkurtuar
Përgjimet e SPAK për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, prokurori Prençi: Çfarë pune i kreve? Përgjigjet Shkreli
- 16:24 GJKKO dënon 6 zyrtarë të Bashkisë Divjakë për shkelje në tendera
- 16:19 Ministri Katz: SHBA po bllokon sulmet izraelite ndaj objektivave energjetike iraniane
- 16:18 Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Fatime Kryemadhit për tërheqjen nga gjykimi i shkurtuar
- 16:08 Ceremonia mortore e Lindsey Graham, do të marrin pjesë edhe Netanyahu dhe Zelenskyy
- 16:00 Dyshime për varrezë masive me trupa shqiptarësh në Zubin Potok, nisin gërmimet
- 15:48 Mijëra palestinezë të arrestuar nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor që nga fillimi i vitit