“Zv/kryeministër dhe 4 ministri”, Deputeti i VV zbulon ofertën e Kurtit për Abdixhikun
Enver Dugolli, ish-deputet i VetëVendosjes, ka diskutuar lidhur me situatën aktuale për zgjedhjet e parakoshme që e presin Kosovën.
Dugolli është ndalur te arsyet që çuan vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme. I pyetur se pse nuk u gjet një kompromis por duhet të kalohej në këto zgjedhje të jashtëzakonshme, Dugolli theksoi se: “ Është një adresim i gabuar për VetëVendosjen që e çoi vendin në zgjedhje. VetëVendosje si mazhorancë ka fituar zgjedhjet me 28 dhjetor me 51.1%, të gjitha përpjekjet VV i ka bërë për të evituar zgjedhjet e parakohshme sepse janë të panevojshme”.
Më tej, Dugolli shtoi se Kurti ka propozuar një ofertë konkrete pë Lumir Badixhikun.
“Që në fillim me kontaktet që janë zhvilluar mes Kurtit dhe liderve të opozitës, është dukur sikur kanë një interesim, duke ardhur si një shpresë kjo sepse mund të dilej nga kjo situatë. Ky ishte dhe vullneti ynë, por më pas diskutimet kanë pasur një ecuri jo të frytshme.
LDK ka thënë që duhet një marrëveshje klasike politike për të dalë nga kjo situatë dhe ne e kemi kuptuar si një mesazh që LDK dëshiron të ketë pjesë në qeverisje. Kemi pasur ofertë për të dalë nga kjo situatë nga ku Kurti i ka proprozuar Abdixhikut që të jetë zëvendës kryeministër i parë dhe të ketë dhe 4 ministri por, është refuzuar pa asnjë arsye. Gjithmonë është justifikuar. Kjo ofertë ishte me qëllim të hapej një kapitull i ri me LDK-në”, ka thënë Dugolli.
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi