Reforma territoriale, Mazniku: Stafi në bashkitë e vogla problem, kemi dy opsione për ta zgjidhur
Bashkëkryetari i PS për Reformën Territoriale, Arbjan Mazniku ka folur mbi problemet e reformës territoriale.
Arbjan Mazniku ka theksuar se një nga problemet kryesore të reformës territoriale lidhet me bashkitë e vogla, të cilat sipas tij kanë një strukturë stafi disproporcionale në raport me numrin e banorëve, duke rritur kështu edhe kostot që të funksionojnë.
“Është një problem me bashkitë e vogla. E kanë disproporcionale sasinë e stafit për 1 mijë banorë. Sa do të vogël të bësh zyrën juridike, 2/3 njerëz do ti kesh në atë zyrë
Nëse je një bashki me 20 mijë veta, apo dhe 5 mijë vetë, 3 njerëz do ti kesh.
Sasia e stafit që ke për çdo 100 banorë apo 1 mijë banorë krejt papritur bëhet më e madhe dhe kostoja që ka për ta mbajtur këtë strukturë në punë bëhet më e madhe”, tha ai.
I pyetur se si do t’i gjejnë stafet e bashkive të vogla, Mazniku është shprehur se duhet gjetur një model që ruan ofrimin e shërbimeve pranë qytetarëve, duke sugjeruar edhe alternativa si bashkëpunimi me bashki më të mëdha ose krijimi i një sistemi me dy nivele qeverisjeje.
”Duhet të mendojmë për një mënyrë se si kemi mundësi që disa funksione që mund të ofrohen më afër njerëzve të qëndrojnë afër territorit dhe të mos ikin, pra më mirë sesa të ikin fare, me mirë të jenë më afër atyre në një bashki më të madhe pranë territorit të tyre.
Ose një opsion tjetër, për të pasur një qeverisje me dy nivele siç e ka Italia me bashki dhe rajone, apo Kroacia, Greqia.
Pra, për të parë një mekanizëm ku përveç nivelit të bashkisë kemi dhe një nivel tjetër që ka disa funksione siç është qarku apo rajonet të cilat të mund të kryejnë disa funksione që bashkia nuk i kryen dot.
Problemi është që kemi një zhvillim të pabarabartë në territor. Kemi bashki të mëdhaja që ofrojnë të gjithë gamën e shërbimeve, kemi bashki të vogla që nuk ia dalin dot tu ofrojnë qytetarëve shërbimet e nevojshme. Për këta qytetarë që iu duhet të lëvizin në një distancë prej 1 ore apo 2, mund të kryejnë shërbimet online”, tha Arbjan Mazniku.
Humb jetën në Spitalin e Traumës 53-vjeçari i plagosur në aksidentin e Librazhdit
Apeli i GJKKO lë në burg ish-presidentin Ilir Meta
Ministri Gogu për Koçekun: Nxis organet shtetërore të hetojnë çdo rast
- 10:21 Humb jetën në Spitalin e Traumës 53-vjeçari i plagosur në aksidentin e Librazhdit
- 10:15 Këmbimi valutor 18 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
- 10:14 Seanca plenare në Kuvend, deputetët e PD shkojnë me pankarta në duar (VIDEO)
- 10:03 Apeli i GJKKO lë në burg ish-presidentin Ilir Meta
- 10:00 Flamurtari nis epokën e re, Oltijon Kërnaja merr drejtimin e vlonjatëve
- 09:59 Shembjet e ndërtimeve në Theth, Marjana Koçeku: Kërkoj falje, tash do ju përfaqësoj si duhet