Kos: S’ka fonde për Serbinë për sa kohë janë në fuqi ligjet e diskutueshme për gjyqësorin
Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, konfirmoi se Serbia nuk do të marrë mjete financiare nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian për aq kohë sa ligjet e diskutueshme për gjyqësorin mbeten në fuqi.
“Për momentin i kemi pezulluar të gjitha pagesat nga Plani i Rritjes, sepse Serbia ka shënuar regres në fushën e drejtësisë, dhe derisa ta përmirësojë këtë, nuk do të mund të marrë mbështetje financiare nga BE-ja”, tha Kos gjatë një fjalimi në Universitetin e Friburgut në Zvicër.
Ligjet e diskutueshme, të ashtuquajtura “ligjet e Mërdiqit”, të miratuara në janar të këtij viti, për BE-në përbëjnë një hap prapa në procesin e integrimit të Serbisë në këtë bllok.
Kos ka paralajmëruar edhe më herët, në disa raste, se këto ligje e kufizojnë pavarësinë e gjyqësorit.
Më 24 prill, Komisioni i Venecias vlerësoi se me ndryshimet e fundit në paketën e ligjeve për gjyqësorin në Serbi, janë hequr mbrojtjet ekzistuese të autonomisë së prokurorisë.
Ky organ ekspertësh i Këshillit të Evropës i dha Serbisë nëntë rekomandime se si t’i eliminojë mangësitë.
Bashkimi Evropian kërkon nga Serbia që t’i zbatojë plotësisht të gjitha rekomandimet e Komisionit të Venecias lidhur me ligjet për gjyqësorin dhe njëkohësisht të pezullojë zbatimin e këtyre ligjeve deri në ndryshimin e tyre.
Nga fondet e Planit të Rritjes, Serbia ka të drejtë në gjithsej 1.588 miliard euro për periudhën 2024-2027.
Kjo shumë përfshin grante dhe kredi të destinuara për mbështetjen e reformave, ndërsa mjetet paguhen dy herë në vit, në bazë të përparimit të bërë.
KQZ në Kosovë përmbyll rinumërimin e 185 vendvotimeve, pritet certifikimi i rezultateve
Kryetarja e Parlamentit serb akuzoi organizatorët e protestës: Po synonin përçarje dhe luftë civile
FBK me strategji për basketbollin 3×3 drejt “Prishtina 2030”
- 19:41 BE-ja shpërndan 34 milionë euro për Armeninë mes ndikimit të kufizimeve tregtare ruse
- 19:37 Aktivistët dhe qytatarët nisin marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë
- 19:36 Sulmet në Sudan vrasin të paktën 9 civilë, disa të plagosur
- 19:30 Washington Post: Netanyahu mund të sabotojë marrëveshjen SHBA–Iran
- 19:27 OKB mirëpret raportet për armëpushim midis Izraelit dhe Hezbollahut, bën thirrje për dialog
- 19:21 “Feja nën regjimin komunist”, libri i Aleksandër Suliotit sjell një kapitull të historisë shqiptare nën diktaturë