Berisha nga Zagrebi: “Ballkani i Hapur” nuk e zëvendëson integrimin në BE
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka marrë pjesë në forumin e “Unionit Ndërkombëtar Demokrat” (IDU) në Zagreb, ku ka zhvilluar një sërë takimesh dhe ka mbajtur fjalën në panelin qendror.
Në një prononcim për mediat, Berisha e cilësoi pjesëmarrjen në forum si intensive, duke theksuar takimin me kryeministrin kroat Andrej Plenkoviç, me të cilin, sipas tij, u diskutua për zgjerimin e bashkëpunimit mes dy partive dhe marrëdhëniet mes dy vendeve.
Berisha kritikoi gjithashtu nismat rajonale të ndërmarra nga kryeministri Edi Rama dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç, duke i cilësuar si përpjekje për të zëvendësuar procesin e integrimit në Bashkimin Evropian me iniciativa si “Ballkani i Hapur”.
Sipas tij, një tjetër shqetësim është edhe ideja e një “integrimi të dorës së dytë”, e cila, siç u shpreh, nuk ekziston në procedurat e Bashkimit Evropian dhe bie ndesh me procesin e zgjerimit.
Ai bëri të ditur gjithashtu se ka zhvilluar një takim me presidentin e IDU-së dhe ish-kryeministrin e Kanadasë, Stephen Harper, duke theksuar mbështetjen që kjo organizatë i ka dhënë ndër vite Partisë Demokratike.
Gjatë fjalës së tij, Berisha u ndal te situata politike në Shqipëri, duke folur për, sipas tij, “deformimin e zgjedhjeve”, ndikimin e krimit dhe fenomenin e narkoshtetit, si dhe presionet ndaj opozitës dhe qytetarëve.
Ai theksoi angazhimin e Partisë Demokratike të Shqipërisë për integrimin evropian, duke e cilësuar atë si alternativën e vetme për të ardhmen e vendit.
Në përfundim, Berisha theksoi se forumet ndërkombëtare si IDU mbeten të rëndësishme për forcimin e bashkëpunimit politik dhe për pasqyrimin e zhvillimeve në Shqipëri në arenën ndërkombëtare.
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi