Berisha dhe Mediu takohen me ish-presidentin e Kroacisë, Mesiç: Falenderim për mbështetjen ndaj shqiptarëve
Në kuadër të vizitës treditore në Zagreb, si pjesë e forumit të “Unionit Ndërkombëtar Demokrat” (IDU), delegacioni i Partisë Demokratike dhe Partisë Republikane, i kryesuar nga Sali Berisha, zhvilloi një takim me ish-Presidentin e Kroacisë, Stjepan Mesiç.
Gjatë takimit, Berisha dhe Fatmir Mediu falenderuan Mesiç për mbështetjen e vazhdueshme ndaj shqiptarëve, veçanërisht për kontributin në procesin e pavarësisë së Kosovë dhe për rolin e Kroacisë në anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.
Në fjalën e tij, Berisha u shpreh kritik ndaj zhvillimeve në Shqipëri, duke theksuar se vendi, ndryshe nga Kroacia, tashmë anëtare e Bashkimit Evropian, sipas tij ka shënuar regres. Berisha tha se korrupsioni, krimi i organizuar dhe mungesa e zgjedhjeve të lira kanë ndikuar negativisht në rrugën drejt integrimit evropian.
Nga ana tjetër, ish-Presidenti Stjepan Mesiç theksoi se shqiptarët duhet të ndjekin çdo rrugë demokratike për t’u përballur me sfidat dhe për të kapërcyer situatat e vështira me të cilat përballet vendi.
Ursula von der Leyen flet nga Irlanda: Shqipëria dhe Mali i Zi po përparojnë drejt BE-së
Alarmi, UNICEF publikon shifrat: Inteligjenca artificiale po përhapet me shpejtësi te fëmijët
Shtëpia-galeri në Librazhd, Agim Jaupaj piktori i nudove në Librazhd me mbi 250 vepra arti (FOTO)
- 20:15 Portugalia kërkon mbështetje nga BE-ja, Spanja dhe Maroku, ndërsa rreziku i zjarreve rritet
- 20:07 Dita e 34-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 19:49 Me pankarta dhe flamuj në duar, nis marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë
- 19:47 Ursula von der Leyen flet nga Irlanda: Shqipëria dhe Mali i Zi po përparojnë drejt BE-së
- 19:38 Zyrtarët iranianë presin që më shumë se 10 milionë persona të marrin pjesë në ceremoninë mortore të Khameneit
- 19:34 Alarmi, UNICEF publikon shifrat: Inteligjenca artificiale po përhapet me shpejtësi te fëmijët