Trump hodhi poshtë ofertën e Iranit për paqe, zbulohen kushtet e Teheranit
Presidenti Donald Trump tha se nuk ishte “i kënaqur” me propozimin e fundit iranian për të zgjidhur konfliktin, teksa tani kanë dal pak detaje.
“Ata po kërkojnë gjëra me të cilat unë nuk mund të pajtohem”, u tha Donald Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë dje, pa dhënë hollësi.
Ndërkohë, një zyrtar i lartë iranian ka përshkruar elementët e marrëveshjes që janë në tryezë:
1-Lufta përfundon me një garanci se Izraeli dhe SHBA-të nuk do të sulmojnë përsëri;
2-Irani hap Ngushticën e Hormuzit
3-SHBA-të heqin bllokadën e tyre
4-Bisedimet e ardhshme mbi programin bërthamor të Iranit do të mbahen në këmbim të heqjes së sanksioneve nga SHBA-të
5-Uashingtoni njeh të drejtën e Iranit për të pasuruar uranium për qëllime paqësore, edhe nëse Irani pranon ta pezullojë atë.
“Sipas këtij kuadri, negociatat mbi çështjen më të ndërlikuar bërthamore janë zhvendosur në fazën përfundimtare për të krijuar një atmosferë më të favorshme”, tha zyrtari.
Uashingtoni ka thënë vazhdimisht se nuk do ta përfundojë luftën pa një marrëveshje që e pengon Iranin të pajiset me armë bërthamore.
Në vitin 2018, Trump i tërhoqi SHBA-të nga një marrëveshje historike e hartuar për të parandaluar Iranin të pajiset me armë bërthamore, e cila ishte arritur nga Barack Obama dhe Irani në vitin 2015.
Sipas marrëveshjes, Irani ra dakord të zvogëlojë rezervat e uraniumit me 98% dhe të mbajë nivelin e pasurimit të uraniumit në 3.67%, nën nivelin e pasurimit të nevojshëm për të krijuar një bombë.
Niveli i uraniumit të pasuruar i nevojshëm për të operuar një central bërthamor është midis 0.7% dhe 5%, ndërsa armët bërthamore zakonisht përdorin uranium të pasuruar 90%, sipas Shoqatës Botërore Bërthamore.
Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus