Anëtarja e Kryesisë së PD, Pampuri: Paniku vjen nga pasiguria që ofron shteti
Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Orjola Pampuri thotë se, masat e ndërmarra nga qeveria deri tani për coronavirusin nuk plotësojnë protokollet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Znj. Pampuri kërkoi që të bëhet më shumë transparencë për masat dhe fondet pasi sipas saj vihet re mungesë e pajisjeve në spitale dhe qendra shëndetësore.
“Masat nuk janë ato që duhet të ishin. Nuk janë masat që plotësojnë protokollet e OBHS-së”, u shpreh ish-deputetja duke folur për Euronews Albania. “Do të doja që të gjithë këto që ne i vëmë në pah të ishin në ndihmë të qytetarëve që të mos i kapi paniku.”
Edhe pse, kanë kaluar dy muaj nga nisja e përhapjes së virusit në Kinë, ende sipas anëtares së Kryesisë së PD-së vihet re mungesa e masave mbrojtëse për vetë mjekët.
Për këtë arsye, znj. Pampuri deklaron se është e rëndësishme që të merren masa të menjëhershme për garantuar mbrojtjen e stafeve mjekësore.
Për qytetarët, tha ajo, mënyra më e mirë për të menaxhuar këtë situatë është qetësia dhe marrja e informacionit dhe ndjekja e këshillave.
“Nuk ka vend për panik, duhet të ndjekim hapat e parashikuara nga OBSH. Qeveria duhet të informojë qytetarët që të mos preken nga paniku. Fondi prej 3.5 milionë euro i alokuar sot nga qeveria nuk mjaftojnë. I gjithë ky panik ndodh nga pasiguria që ndjejnë tek shteti”, përfundoi znj. Pampuri.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 20:31 Mbrojtësi uzbek Khusanov i dhuroi një fanelë kameramanit me të cilin u përplas gjatë ndeshjes ndaj Kolumbisë
- 20:30 Protestuesi thirrje për bashkim përtej ndasive politike: Jemi këtu si shqiptarë
- 20:28 Reagon familja e Messit pas lajmit “fake” se babai yllit argjentinas ishte ndarë nga jeta
- 20:27 Irani kthehet në çështje politike në Kupën e Botës 2026
- 20:25 Muriqi rikthehet te Fenerbahçe
- 20:24 Meksika siguron kualifikimin dhe vazhdon rrugëtimin në shtëpi