Avioturizmi rrit interesimin për të vizituar qytetin e gurtë të Gjirokastrës
Zhvillimi i avioturizmit po nxit interesimin e turistëve për të vizituar Gjirokastrën. Tashmë aeroporti turistiko-sportiv i qytetit është kthyer në qendër për nxitjen e avioturizmit dhe sporteve të ajrit. Përgjatë fundjavës avionë sportivë kanë sjellë në fluturime direkte turistët nga Italia. Të shumtë kanë qenë edhe të apasionuarit e sporteve të ajrit që janë përfshirë në hedhjet me parashutë dhe skydiving.
“Fluturimi shkoi shumë mirë si gjithmonë, është hera e tretë që ndodhem në Gjirokastër dhe është kënaqësi, fluturimi është i mrekullueshëm ajo që shikojmë nga lart nga avioni është mbresëlënëse”, tha Alesandro Romanaci Carducci, Presidenti i Aeroclub Bari.
“Fluturimi ishte i mrekullueshëm, është kënaqësi të vizitosh vendin tuaj, me të vërtetë Shqipëria është një vend mikpritës”, u shpreh një turiste.
“Është një aktivitet në funksion të dy elementëve, elementi i parë ka të bëjë me promovimin e aviacionit civil në Shqipëri dhe elementi i dytë është për promovimin e turizmit në Shqipëri, pra kjo fushë ajrore sot mundëson një aktivitet të hedhjes me parashutë dhe i jep mundësi edhe turistëve që janë në qytet të shikojnë aktivitete të larmishme në Gjirokastër dhe e dyta dhe i jep mundësi parashutistëve që të shikojnë bukuritë e vendit”, theksoi Maksim Ethemaj, Drejtor i Aviacionit Civil Shqiptar.
Tashmë krahas vlerave historike dhe ndërtimore Gjirokastra ofron për vizitorët edhe eventet e avioturizmit duke e bërë më tërheqës qëndrimin në qytetin e gurtë.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta