Kryetarja e AMA: Media të mbrojë dinjitetin në raportimet për ngjarje tragjike!

3 Maj 2026 | 19:15

Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Instagram, duke u bërë thirrje gazetarëve dhe drejtuesve të mediave që të tregojnë më shumë kujdes në raportimin e ngjarjeve tragjike.

Reagimi përkon me ngjarje tragjike të ndodhur sot në Durrës ku dy të mitur u përplasën për vdekje nga një automjet dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë.

Në mesazhin e saj, Krasniqi kritikoi mënyrën se si trajtohen disa ngjarje të rënda në media.

Postimi i plotë:

“Thirrje për gazetarët dhe drejtuesit e mediave!

Mjaft! Kjo që po ndodh nuk është gazetari – është abuzim me dhimbjen njerëzore. Nuk është informim kur dhuna, tragjedia dhe fatkeqësia kthehen në uri për klikime.

Të “vrasësh” dhe rivrasësh, të ekspozosh plagë të hapura dhe të ushqesh publikun me ulërima dhimbjeje dhe tronditjen njerëzore, është shkelje e rëndë e etikës dhe e çdo standardi.

Gazetarë dhe drejtues të mediave mbani përgjegjësi! Ju nuk jeni vetëm transmetues lajmesh – jeni formësues të ndërgjegjes publike. Çdo fjalë e papërgjegjshme lëndon, çdo titull i tepruar dëmton, çdo kufi i kaluar rrënon besimin te Ju!

Respektoni dinjitetin! Mbroni viktimat. Ndani informacion, jo traumë.

Nëse gazetaria humbet njerëzoren, ajo humbet gjithçka”, shkruan Kryetarja e AMA.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026