Policia Rrugore: 16 drejtues të proceduar dhe mbi 15 mijë gjoba në një javë

4 Maj 2026 | 10:18

Policia Rrugore ka publikuar analizës javore ku janë evidentuar dhe trajtuar një sërë shkeljesh dhe veprash penale.

Gjatë kësaj periudhe janë ndjekur 33 ngjarje penale. Nga këto, 16 drejtues mjeti janë proceduar në gjendje të lirë për “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”.

Po ashtu, 9 drejtues janë proceduar për “Drejtim të mjetit në gjendje të dehur”, ku 8 prej tyre janë arrestuar dhe 1 është proceduar në gjendje të lirë.

Në lidhje me drejtimin e mjetit pa leje drejtimi, janë proceduar 7 drejtues, nga të cilët 3 janë arrestuar dhe 4 në gjendje të lirë.

Ndërkohë, 3 drejtues mjeti janë proceduar për “Largim nga vendi i ngjarjes”, ndërsa 1 drejtues është proceduar për “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Sa i përket masave administrative, janë vendosur gjithsej 15,534 gjoba. Pjesa më e madhe e tyre, 11,164 masa, janë për parkim të gabuar. Gjithashtu, janë vendosur 347 masa për përdorim të telefonit gjatë drejtimit të mjetit, 1,345 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse dhe 282 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit.

Në kuadër të kontrolleve, janë bllokuar gjithsej 33 mjete. Prej tyre, 18 mjete janë bllokuar për parkim të gabuar dhe janë hequr me karrotrec, 9 mjete për mungesë dokumentacioni, 1 mjet për gjoba të papaguara, 2 mjete për verifikim me targa të huaja dhe 3 mjete janë bllokuar në cilësinë e provës materiale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026