Manja për aksidentin në Durrës: Shumë shpejt paketë ndryshimesh në Kodin Rrugor dhe Penal
Është mbajtur këtë të martë mbledhja në Komisionin e Ligjeve, ku në nisje të fjalës kryetari i këtij komisioni, Ulsi Manja, u ndal te aksidenti tragjik në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë.
Manja theksoi se ngjarja ka prekur thellë opinionin publik dhe çdo prind, ndërsa shtoi se autori duhet të marrë ndëshkimin e merituar sipas ligjit ndërsa bëri të ditur se Partia Socialiste do t’i drejtohet Kuvendit me një paketë propozimesh për ndryshime në Kodin Rrugor dhe Kodin Penal, me qëllim forcimin e masave ligjore në raste të ngjashme.
“Ngjarja e rëndë ka prekur shumë ndjeshmëri, tek çdo shqiptar por edhe tek çdo prind. Ai është një njeri që do duhet të marrë ndëshkimin e merituar sipas ligjit. Bashkohem me ngushëllimet për familjet. Por ky Komision ka përgjegjësinë që këtë shqetësim ta përkthejë në ndryshime ligjore. Së bashku me disa kolegë të mazhorancës do t’i drejtojmë Kuvendit shumë shpejt me propozime për ndryshime në Kodin Rrugor dhe Kodin Penal”, u shpreh Manja.
Ai shtoi se nuk duhet të pritet ndodhja e ngjarjeve të tilla për të ashpërsuar ligjet, por të identifikohen boshllëqet ekzistuese në legjislacion.
“Nuk duhet të ndodhin ngjarje të tilla për të ashpërsuar masat, por të adresohen boshllëqet ligjore”, tha ai.
Në përfundim, Manja e cilësoi ngjarjen si shumë të rëndë në aspektin njerëzor dhe shtoi se autori duhet të marrë ndëshkimin maksimal të parashikuar nga ligji.
U prangos dy ditë më parë në Durrës nga BKH-ja, SPAK jep detaje nga arrestimi i Adi Çobës
Pas protestave fshihet Kremlini, reagon Ambasada Ruse në Shqipëri
VIDEO/ Momentet kur policët me rroba plazhi arrestojnë në Drimadhë Granit Pepnikën e call center-ave
- 17:39 U prangos dy ditë më parë në Durrës nga BKH-ja, SPAK jep detaje nga arrestimi i Adi Çobës
- 17:39 Pas protestave fshihet Kremlini, reagon Ambasada Ruse në Shqipëri
- 17:25 55 milionë euro, Bayern Munich nënshkruan me mbrojtësin e Eintracht Frankfurt Nathaniel Brown
- 17:18 Partia Demokratike ankimon në Kushtetuese rrëzimin e komisioneve hetimore për AKSHI-n dhe rrugët
- 17:12 Serbia arreston në kufi 73-vjeçarin nga Kosova për krime lufte, familjarët hedhin poshtë akuzat
- 17:06 VIDEO/ Momentet kur policët me rroba plazhi arrestojnë në Drimadhë Granit Pepnikën e call center-ave