Si qendron e vërteta e fotove “ekstravagante” të Melonit?! Flet Kryeministrja
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka reaguar pas shpërndarjes në rrjetet sociale të disa fotografive, që sipas saj janë të rreme dhe të krijuara me inteligjencë artificiale.
Meloni tha se këto imazhe po qarkullojnë si pjesë e sulmeve nga kundërshtarë politikë dhe i cilësoi si të pavërteta.
Ajo theksoi se “deepfake”-t janë një fenomen i rrezikshëm, pasi mund të mashtrojnë dhe të dëmtojnë këdo, duke u përdorur për manipulim dhe dezinformim.
“Këto ditë po qarkullojnë disa foto të mia të rreme, të krijuara me inteligjencë artificiale dhe të paraqitura si të vërteta nga ndonjë kundërshtar i zellshëm.
Duhet të pranoj se ai që i ka realizuar, të paktën në rastin e bashkëngjitur, madje më ka ‘përmirësuar’ mjaft.
Por mbetet fakti se, vetëm për të sulmuar dhe shpikur gënjeshtra, sot përdoret vërtet gjithçka.
Megjithatë, çështja shkon përtej meje. Deepfake-t janë një mjet i rrezikshëm, sepse mund të mashtrojnë, manipulojnë dhe të godasin këdo. Unë mund të mbrohem. Shumë të tjerë jo.
Prandaj duhet të vlejë gjithmonë një rregull: verifiko para se të besosh dhe mos e shpërnda para se të mendosh. Sepse sot i ndodh mua, nesër mund t’i ndodhë kujtdo”, shkruan Meloni.
Trump-Meloni, një përplasje që shkon përtej Italisë
Spanja nën pushtetin e të nxehtit, temperaturat arrijnë 45°C
“Marrëveshja e shekullit” apo “mallkimi i shekullit”? Kush fitoi dhe kush humbi nga marrëveshja SHBA-Iran
- 18:41 Sot dita e 20-të e protestës, aktivistët dhe qytetarët pritet të mblidhen sërish para Kryeministrisë
- 18:39 Evropa drejt kufizimit të rrjeteve sociale për të miturit
- 18:29 Trump-Meloni, një përplasje që shkon përtej Italisë
- 18:08 Aksident tragjik në Fier, humb jetën një 34-vjeçar me motomjet
- 17:55 KQZ në Kosovë përmbyll rinumërimin e 185 vendvotimeve, pritet certifikimi i rezultateve
- 17:49 Torra Veneciane dhe Amfiteatri i Durrësit, në qendër të interesit të turistëve