Spiropali homazhe për Servet Pëllumbin: Një politikan që i doli për zot Partisë Socialiste

6 Maj 2026 | 12:31

Ditën e sotme do të mbahet ceremonia mortore në nderim të ish-kryetarit te Kuvendit Servet Pëllumbi i cili u nga jeta një ditë më parë në moshën 89-vjeçare.

Arkëmorti mbërriti në sheshin Skënderbej në orën 09:00 dhe u vendos në hollin e Teatrit të Operas dhe Baletit. Deri orën 12:00 do të jenë homazhet zyrtare ndërsa 30 minuta më vonë do të jetë ceremonia e përcjelljes. Më tej bëhet me dije se do të mbahen dy fjalime.

Në një prononcim për mediat pas homazheve, deputetja socialiste Elisa Spiropali vlerësoi mençurinë dhe maturinë e Servet Pëllumbit si sociallist dhe politikan.

“Si politikan tregoi mençuri maturi dhe kurrë nuk e kaloi të drejtën duke krijuar një ekuilibër në kuvend dhe debatin e kohës, një ikonë jo vetëm e PS, por edhe e politikës shqiptare, një burrë i urtë me një energji të mirë e cila gjithmonë përcillet. I paharruar qoftë edhe ne do ta kujtojmë gjithmonë. I kam kryer homazhet si ish kryetare e kuvendit”, tha Spiropali.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mungon avokati mbrojtës, shtyhet seanca e Erion Veliajt në Gjykatën Administrative

Seanca gjyqësore në Gjykatën Administrative për çështjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, u shty për shkak të mungesës së avokatit të tij mbrojtës, Plarent...
13:17 | 03/07/2026

Bylykbashi: Senati amerikan kërkon hetim për trafikun e drogës në Shqipëri

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, deklaroi këtë të premte gjatë mbledhjes në Komisionin e Ligjeve se Kongresi Amerikan po kërkon një hetim ndaj fenomenit...
12:33 | 03/07/2026

Braho: Metodat janë sofistikuar, krimi i organizuar gjithnjë e më kompleks

Kreu i SPAK, Klodian Braho, deklaroi se krimi i organizuar po bëhet gjithnjë e më kompleks për shkak të sofistikimit të metodave të veprimit, përhapjes...
11:57 | 03/07/2026