Arrestohet në Tiranë një trafikant droge i kërkuar në nivel ndërkombëtar! Hetimi i kryer nga skuadra policore e Venecias

6 Maj 2026 | 18:45

Një 45-vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, është arrestuar në Tiranë gjatë një operacioni të përbashkët mes policisë shqiptare dhe autoriteteve italiane.

I dyshuari, identiteti i të cilit nuk është bërë publik, ishte në arrati prej katër vitesh dhe kërkohej nga Interpoli me një urdhër arresti të lëshuar nga Sekretariati i Përgjithshëm në Lyon të Francës.

Sipas mediave italiane, hetimet kanë treguar se autoritetet kishin ndjekur lëvizjet e familjarëve të tij dhe kishin zbuluar se ai jetonte në Dubai, në Emiratet e Bashkuara Arabe. Së fundmi, ai ishte rikthyer në Shqipëri, moment që është shfrytëzuar për finalizimin e operacionit dhe arrestimin e tij në Tiranë.

45-vjeçari, i cili më parë ka jetuar në Mestre, pranë Venecias, është dënuar përfundimisht për përfshirje në një organizatë kriminale të angazhuar në trafikun dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike. Sipas dosjes hetimore, gjatë viteve 2019–2021 ai konsiderohej një nga figurat kryesore të grupit që furnizonte me kokainë tregun e drogës në zonën e Venecias.

Hetuesit italianë bëjnë të ditur se ai kishte rol vendimtar brenda organizatës, duke menaxhuar kanalet e furnizimit me drogë dhe duke organizuar shpërndarjen e saj në territor.

Arrestimi i tij është pjesë e operacionit “Wanted”, një projekt i koordinuar për identifikimin dhe kapjen e personave me profil të lartë në kërkim, si në Itali ashtu edhe jashtë saj. Hetimet që çuan në lokalizimin dhe arrestimin u zhvilluan nga skuadra e Venecias dhe Shërbimi Qendror Operativ italian (SCO), nën koordinimin e Prokurorisë së Venecias.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec

Protesta e qytetarëve në Vlorë ka vijuar edhe sot pranë Sheshit të Flamurit. Ndryshe nga ditët e mëparshme, pjesëmarrja është raportuar më e ulët, ndërsa...
19:39 | 04/06/2026

Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)

Po zhvillohet edhe këtë të enjte dita e pestë e protestës në Tiranë kundër projektit në Zvërnec. Në këtë marshim kanë marrë pjesë qindra qytetarë,...
19:25 | 04/06/2026

FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta

Në ditën e pestë të protestës, organizatorët kanë prezantuar pankartën zyrtare të tubimit, ku shfaqet edhe adresa e faqes së tyre informuese, “ShqiperiaNukShitet.com”. Mesazhi i...
19:03 | 04/06/2026