Rritja e çmimeve rëndon buxhetet familjare, pensionistët më të prekur

6 Maj 2026 | 21:14

Rritja e çmimeve të fruta-perimeve dhe produkteve bazë ka shtuar ndjeshëm presionin mbi buxhetet familjare në Prrenjas.

Qytetarët shprehen se çmimet vijojnë të rriten, ndërsa të ardhurat mbeten të pandryshuara, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë përballimin e shpenzimeve mujore, veçanërisht për pensionistët.

“Shumë e vështirë është. Me një pension minimal dhe rritje simbolike nuk përballohet jeta. Çmimet rriten vazhdimisht, ndërsa pensionet mbeten njësoj. Një kilogram domate 300-400 lekë, vetëm i shikojmë dhe kalojmë,” shprehet një qytetar.

Shumë familje thonë se janë detyruar të ulin konsumin e përditshëm dhe të mbështeten te ndihma e fëmijëve emigrantë.

“Me këto pensione nuk përballohet jeta. Na ndihmojnë fëmijët që kemi jashtë shtetit, ndryshe është e pamundur. Çmimet rriten çdo ditë dhe do të vazhdojnë të rriten,” thotë një tjetër banor.

Të moshuarit theksojnë se edhe rritjet e vogla të pensioneve nuk ndikojnë realisht në përmirësimin e jetesës.

“Pensionet rriten një herë në vit me 2-3%, ndërsa çmimet rriten vazhdimisht. Nuk përballojmë dot as shpenzimet minimale,” shprehet një pensionist.

Edhe shpenzimet e vogla të përditshme po bëhen të papërballueshme.

“Edhe një kafe e mendojmë dy herë. Nëse rritet edhe ajo, nuk kemi mundësi të dalim çdo ditë,” thotë një tjetër qytetar.

Rritja e çmimeve po ndikon drejtpërdrejt në standardin e jetesës, ndërsa qytetarët kërkojnë masa për frenimin e këtij trendi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026