Aksidenti në Durrës, Balla kërkon shtyrjen e ndryshimeve në Kodin Rrugor

Dëgjoni lajmin
0:00 / 0:00
7 Maj 2026 | 10:56

Duke folur gjatë seancës plenare të kësaj të enjte në Kuvendin e Shqipërisë, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, kërkoi shtyrjen e diskutimit për ndryshimet në Kodin Rrugor, me qëllim shqyrtimin më të thelluar të amendamenteve të propozuara.

Balla u shpreh se, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë, dy deputetë të PS kanë depozituar disa ndryshime ligjore që synojnë forcimin e masave parandaluese ndaj drejtuesve të mjeteve të papërgjegjshëm.

Sipas tij, këto propozime kanë nevojë të diskutohen më gjerësisht dhe të merren në konsideratë edhe nga opozita, për të arritur një konsensus sa më të gjerë në Kuvend.

“Nisur nga diskutimet që bëmë ditën e hënë, deputetë të PS kanë propozuar disa amendamente me fokus masat parandaluese ndaj drejtuesve të papërgjegjshëm dhe kërkojmë shtyrjen e diskutimit të kësaj çështjeje, me qëllim që të kemi konsensusin e duhur,” u shpreh Balla gjatë fjalës së tij.

Ai theksoi gjithashtu se qëllimi është që edhe deputetët e Partisë Demokratike të kenë kohë për të shqyrtuar ndryshimet dhe për të kontribuar në mënyrë konstruktive në përmirësimin e Kodit Rrugor.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026