Berisha-Braçes: 400 mijë tonë naftë kontrabandë hyjnë për llogari të qeveritarëve nga Libia

7 Maj 2026 | 14:38

Kryedemokrati Sali Berisha replikoi me deputetin socialist Erjon Braçe lidhur me çmimin e naftës në vend.

Berisha theksoi se vazhdimisht ka denoncuar në parlament faktin që shqipëria ka taksën më të lartë në botë mbi litrin e naftës.

Sipas tij, 400 mijë tonë naftë kontrabandë hyjnë për llogari të qeveritarëve nga Libia

“Në këtë parlament kam denoncuar në mënyrën më të përsëritur taksën më të lartë në botë mbi litrin e naftës. Taksën më të lartë në planet mbi litrin e naftës. Bëj një check up, gjej një vend tjetër të ketë taksën e Shqipërisë. Së pari.

Së dyti, pasi të normalizohet taksa, jam 100% dakord të nxirret çdo përgjegjësi e tregtarëve. Por në qoftë se ti vë një taksë ku marzhi i fitimit të atij që tregton naftën është më i ulët sesa i atij në Maqedoni… Jo, jo, s’po bëj, s’po bëj avokatinë. Po bëj të vërtetën unë. Shiko, shiko. Gjatë qeverisë sime ka pasur 32 licenca nafte. 32 licenca nafte! Por nuk ka pasur 400.000 tonë kontrabandë qeveritare nafte. Gjatë asaj periudhe ka pasur 400.000 automjete dhe janë zhdoganuar 650, 720.000 ton naftë. Dhe prodhoheshin në vend 200.000 tonë naftë në Ballsh. Po, po. Kurse sot 400.000 tonë vijnë nga Libia. Po kush i merr ato, mor? Po ku ka privat që mund t’i marrë ato? Ato i marrin vetëm qeveritarët. Ato vijnë me gjemi. Ato shkarkohen për qeveritarët. Pra, kjo është problemi i naftës. Por, nuk ka diskutim se në qoftë se vë taksën më të lartë në botë, je mëkatari më të madh ndaj qytetarëve të tu, ndaj fermerëve të tu. Dhe unë prisja që ti sot, po të mos ishe hipokrit siç je, të filloje grevën e urisë këtu për çmimin e naftës për fermerët. Po të hoqi Lubia nga Fieri, dhe tani nuk pyet më për ta fare”, tha Berisha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin

Ndarja e re territoriale dhe mundësia e bashkimit të Bashkisë Prrenjas me Librazhdin, kanë nxitur reagimin e qytetarëve, të cilët janë organizuar në një Aleancë...
09:56 | 26/07/2026

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026

Arben Malaj konfirmon kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Vlorës: Pse zgjodha të dal i pavarur

Arben Malaj ka konfirmuar se do të kandidojë si kandidat i pavarur për kryetar të Bashkisë së Vlorës në zgjedhjet vendore të vitit 2027. Përmes...
17:10 | 25/07/2026