Austria dhe Holanda heqin kufizimet e udhëtimeve me Shqipërinë
Austria ka vendosur të heqë të gjitha kufizimet e udhëtimeve me Shqipërinë dhe kështu qytetarët shqiptarë mund të lëvizin lirisht, pa pasur nevojë të kenë një test negativ të COVID-19.
Lajmi bëhet i ditur nga Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit, i cili pohon se pasagjerët mund të udhëtojnë lirisht drejt Austrisë duke nisur nga dita e nesërme.
“Austria heq të gjitha kufizimet për pasagjerët me pasaporta biometrike që udhëtojnë në Austri, duke filluar nga data 24 qershor 2021”, thuhet një njoftim.
Kriteri i vetëm që duhet respektuar nga pasagjerët është të pajisen me maskë e tipit FFP2. Situata epidemiologjike e COVID-19 në Shqipëri ka shfaqur prirje rënëse dhe ky fakt shihet me optimizëm si nga qytetarët ashtu edhe nga bizneset.
Holanda i është bashkuar Austrisë duke hequr edhe ajo kufizimet për udhëtarët nga Shqipëria. I vetmi kusht për personat që do të udhëtojnë për në Holandë është plotësimi i një formulari. Pasi plotësohet ky formular duhet printuar dhe mbahet me vete gjatë udhëtimit.
“Holanda heq të gjitha kufizimet për pasagjerët shqiptarë me pasaporta biometrike që udhëtojnë në Holandë, duke filluar nga data 24 Qershor 2021. I vetmi kriter, ju lutemi qytetarëve shqiptarë që udhëtojnë në Holandë, të plotësojnë Formën e Deklaratës së Shëndetit”, njoftojnë autoritetet e aeroportit të Rinasit.
LEXONI GJITHASHTU:
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut