Projekti i rijetëzimit pranë Sahatit, mbyllet tregu në qendër të Vlorës, ankohen blerësit
Ka nisur zbatimi i projektit për rijetëzimin e zonës pranë Sahatit në Vlorë, projekt i cili prek edhe tregun e fruta-perimeve në qendër të qytetit. Mëngjesin e kësaj të premteje tregu është gjetur i mbyllur, ndërsa në hyrje dhe dalje të tij janë vendosur efektivë policie që nuk lejojnë tregtarët të ushtrojnë aktivitetin e tyre.
Në treg nuk janë lejuar të hyjnë as blerësit, pasi tregtarët pritet të zhvendosen drejt zonës së Jallisë së Nartës. Sipas tregtarëve, vendi i ri i përcaktuar nga autoritetet është i papërshtatshëm dhe shumë larg qytetit, çka sipas tyre do të ndikojë drejtpërdrejt në punën dhe të ardhurat e tyre.
Ata shprehen se kanë furnizuar mallra që rrezikojnë t’u mbeten stok dhe kërkojnë shtyrjen e afateve të punimeve, në mënyrë që të kenë mundësi të vijojnë aktivitetin edhe për një periudhë të shkurtër deri në shitjen e produkteve që kanë aktualisht. Për këtë problematikë, një pjesë e tregtarëve kanë zhvilluar edhe një takim në Bashkinë e Vlorës.
Pakënaqësi kanë shprehur edhe qytetarët, të cilët thonë se me largimin e tregut nga qendra do ta kenë të vështirë të sigurojnë produkte të freskëta. Disa prej blerësve janë përplasur verbalisht me policinë bashkiake dhe efektivët e policisë, pasi nuk janë lejuar të futen në ambientet e tregut.
Aksidentohet furgoni me punëtorë që po shkonin në bregdet, 1 i vdekur dhe 4 të plagosur në Fushë Dukat (VIDEO)
Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 09:03 Aksident i rëndë në Gjermani, karvani përplaset me kolonën e makinave, 34 të plagosur mes tyre fëmijë
- 08:23 Aksidentohet furgoni me punëtorë që po shkonin në bregdet, 1 i vdekur dhe 4 të plagosur në Fushë Dukat (VIDEO)
- 08:15 Publikohet identiteti i të dyshuarit për sulmin në Berlin, policia: Mos iu afroni
- 08:05 Terror në “Krenarinë e Berlinit”, furgoni futet mes turmës dhe merr përpara njerëzit
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme