Padia e Veliajt ndaj Dados, debatet në gjyq, Kryebashkiaku: Më janë qepur, avokati prokurorit: Çfarë objekti ka padia

8 Maj 2026 | 15:07

Në Gjykatën Administrative u zhvillua këtë të premte seanca për shqyrtimin e padisë së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ndaj prokurorit të SPAK, Olsi Dado, ku nuk munguan debatet mes palëve lidhur me përfaqësimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe objektin e padisë.

Gjatë seancës, përfaqësuesit ligjorë ngritën diskutime mbi legjitimimin e përfaqësueses së KLP në sallë. Gjykata u shpreh se “seanca nuk mund të ndërpritet për të sjellë në sallë dikë tjetër nga KLP”.

Avokati Ndreca deklaroi se vetë përfaqësuesja e KLP kishte pranuar se në seancë duhej të ishte i pranishëm nënkryetari i institucionit.

“Përfaqësuesja e KLP e tha vetë që duhet të vijë vetë nënkryetari këtu”, u shpreh ai.

Më tej, gjykata pyeti: “Çfarë kërkon me legjitimimin?”, ndërsa Ndreca u përgjigj:

“Nëse nuk ka vendim të Këshillit, ne do të shikojmë se si do t’i drejtohemi gjykatës”.

Debati vijoi edhe mes avokatit të prokurorit Dado dhe përfaqësuesve të paditësit. Avokati i Olsi Dados pyeti:

 “Çfarë objekti keni në padinë tuaj?”, ndërsa Ndreca tha se “momenti është i ezauruar” dhe se “nuk është vendi për këtë pyetje”.

Në vijim, avokati i Dados pyeti nëse pala paditëse i qëndronte padisë, ndërsa Ndreca u përgjigj: “Prandaj jemi në këtë sallë gjyqi”.

Diskutimet u fokusuan më pas te mungesa e një vendimi formal nga KLP.

Avokati i Olsi Dados pyeti:

“Pra nuk ka vendim nga KLP?”, ndërsa Ndreca deklaroi: “Në shkresën që na është dërguar ne, thuhet se KLP vlerëson, KLP konstaton. Pra thotë institucioni, jo kryetari. Nuk mund të flasë institucioni në emër të një Këshilli që nuk është mbledhur kurrë. Duket qartë që keni harmoni me zonjën në mbrojtje”, tha ai, duke iu referuar përfaqësueses së KLP.

Edhe vetë kryebashkiaku Veliaj ndërhyri në debat, duke bërë një krahasim me funksionimin e Këshillit Bashkiak.

“Ekuivalentja e kësaj është si të marr unë tagrat e Këshillit Bashkiak. Një njeri nuk flet dot në shumës. Kur thuhet KLP vendosi, do të thotë që KLP u mblodh dhe konstatoi”, tha Veliaj.

Më tej, ai shtoi se: Zonja të vetmen të vërtetë që tha sot është që këtu duhet të ishte nënkryetari.

Në fund të ndërhyrjes së tij, Veliaj hodhi akuza ndaj prokurorit të SPAK, duke deklaruar:

“Olsi më është qepur për Inceneratorët dhe për gjëra të tjera. Si s’gjetëm gjë me punën e tij, hajt t’i hyjmë robve të shtëpisë”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta

Në ditën e pestë të protestës, organizatorët kanë prezantuar pankartën zyrtare të tubimit, ku shfaqet edhe adresa e faqes së tyre informuese, “ShqiperiaNukShitet.com”. Mesazhi i...
19:03 | 04/06/2026

Dita e pestë e protestës, qytetarët gati të nisin marshimin kundra projektit të Zvërnecit

Qytetarë dhe aktivistë pritet të zhvillojnë këtë të enjte protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e mbrojtur...
18:16 | 04/06/2026

Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
13:30 | 04/06/2026