Lirohen pengjet e mbajtura në një bankë në Gjermani, arratisen autorët
Dy pengjet e mbajtura në një bankë në Sinzig në Gjermani janë liruar. Autorët e krimit janë arratisur. Policia njoftoi se gjeti në kasafortë dy persona që ishin mbajtur peng që nga mëngjesi, por jo autorët, të cilët ishin arratisur.
Pengjet janë shëndoshë e mirë, ndërsa një operacion kërkimi për autorët është duke u zhvilluar në zonë.
Sipas autoriteteve, deklaratat e pengjeve pritet të hedhin dritë mbi rastin. Ekspertët janë gjithashtu në vendngjarje për të mbledhur prova që do të ndihmojnë në sqarimin e rastit.
Situata e pengjeve filloi të premten në mëngjes kur një automjet për transport parash ndaloi jashtë bankës dhe shoferi doli për të folur me punonjësit kur u sulmua nga një burrë i panjohur. Besohet se një nga pengjet ishte shoferi i automjetit, ndërsa policia nuk ka dhënë asnjë informacion në lidhje me autorët.
Qindra oficerë policie morën pjesë në operacion, ndërsa forcat speciale nxituan edhe nga shtetet fqinje të Baden-Württemberg dhe North Rhine-Westphalia.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje