Prova për 6 vendvarrime të diktaturës, Autoriteti i Dosjeve kërkon gërmime

9 Maj 2026 | 18:13

Autoriteti i Dosjeve të Sigurimit të Shtetit i dorëzoi Prokurorisë së Përgjithshme dhe institucioneve përgjegjëse prova për 6 vendvarrime të dyshuara të personave të zhdukur gjatë regjimit komunist, duke kërkuar vijimin e procedurave ligjore për gërmime dhe identifikim të mbetjeve mortore.

Sipas Autoritetit, pas një hetimi disa-vjeçar, mbledhjes së dëshmive dhe verifikimeve arkivore, si edhe ekspertizave me radarë dhe metoda antropologjike, janë evidentuar të dhëna me probabilitet të lartë për praninë e eshtrave në disa zona të vendit.

Mes vendvarrimeve të referuara janë Varrezat e Rrmajit në Shkodër, zona pranë ish-Burgut të Spaçit, Shpali, Mallkeqi, Shënvasili dhe Sheleguri në malin e Gramozit. Në këto zona dyshohet se ndodhen eshtrat e personave të ekzekutuar ose të zhdukur gjatë viteve të diktaturës komuniste.

Autoriteti i Dosjeve kërkon koordinim ndërinstitucional për realizimin e gërmimeve të kontrolluara, identifikimin me ADN dhe kthimin e eshtrave pranë familjeve. Zbardhja e fatit të të zhdukurve mbetet një detyrim human, ligjor dhe moral për shoqërinë shqiptare, thekson Autoriteti i Dosjeve.

Vendvarrimet e referuara përfshijnë:

• Varrezat e Rrmajit në Shkodër, ku dyshohet se ndodhen eshtrat e Jup Kazazi, Sait Kazazi, Gjon Shllaku, Dom Luigj Zojzi dhe personave të tjerë të ekzekutuar gjatë viteve 1948–1953;

• zonën pranë ish-Burgut të Spaçit në Mirditë;

• zonën e Shpal pranë kishës, ku dyshohet se ndodhen organizatorët e Revoltës së Spaçit të vitit 1973: Pal Zefi, Skënder Daja, Hajri Pashaj dhe Dervish Bejko;

• vendvarrimin e dyshuar në Mallkeq;

• vendvarrimin e dyshuar në Shënvasil, ku dyshohet për Hasan Hamza, Fiqiri Marika dhe Zyhdi Çitaku;

• si dhe vendvarrimin e dyshuar në Shelegur, në malin e Gramozit, ku është lokalizuar vendi ku dyshohet se ndodhen mbetjet mortore të Dhimitër Kono.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026