Korçarja që hyri në listën prestigjioze të ‘Forbes’ mes 30 talenteve botërore

9 Maj 2026 | 18:33

Xhoela Bame, studiuesja e re nga Korça, është shpallur nga revista prestigjioze Forbes si një nga 30 të rinjtë nën 30 vjeç me ndikim të jashtëzakonshëm në nivel botëror, një vlerësim që e vendos atë mes emrave më premtues në fushën e shkencës dhe mjekësisë.

Prej disa vitesh, korçarja jeton dhe punon mes Amerikës dhe Anglisë, ku është angazhuar në kërkime shkencore me fokus rigjenerimin e trurit dhe mekanizmat që ndikojnë në plakjen e tij.

“Forbes përzgjedh 30 talentet më të spikatura. Përfshirja ime ishte në fushën e shkencës dhe mjekësisë për punën kërkimore mbi rigjenerimin e trurit, mekanizmat që çojnë në plakjen e tij dhe trajtimet për ta rigjeneruar”, tha Xhoela Bame, Studiuese .

Përfshirja në këtë listë është një arritje e rrallë për shqiptarët, sidomos në fushën e shkencës, dhe për këtë arsye Xhoela e konsideron një moment krenarie personale dhe kombëtare.

“Është një sukses i madh. Shqipëria njihet në botë për artin, por më pak për shkencën. Të kesh një punë që nuk sjell vetëm përfitim personal, por ndikon në të gjithë shoqërinë, është një fitore për të gjithë fushën e shkencës”, shtoi ajo.

Suksesi i saj nuk ndalet këtu. Aktualisht, studiuesja shqiptare është angazhuar në një tjetër projekt ambicioz, këtë herë në fushën e rigjenerimit të zemrës dhe sëmundjeve kardiovaskulare, në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit.

“Po punoj për rigjenerimin e zemrës dhe sëmundjet kardiovaskulare, në bashkëpunim me Universitetin e Oxford. Shqipërinë e kam gjithmonë në mendje dhe në zemër. Kam qenë pranë të rinjve përmes mentorimit dhe jam gjithmonë e gatshme të jap kontributin tim”, theksoi Xhoela.

Në një kohë kur shkenca po transformon të ardhmen e njerëzimit, emri i një vajze nga Korça po ngrihet mes më të mirëve. Me kërkimet e saj inovative dhe vlerësimin ndërkombëtar, Xhoela Bame po dëshmon se talenti shqiptar mund të lërë gjurmë të rëndësishme në arenën globale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026