Sulmohet ish-kryetari i PD në Dajç të Lezhës, dërgohet në Spitalin e Traumës

10 Maj 2026 | 17:21

Sokol Toma, ish-kryetar i Partisë Demokratike në njësinë administrative të Dajçit në Lezhë, është dhunuar nga persona të paidentifikuar.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në autostradën Mamurras–Laç, pranë fshatit Sanxhak në Kurbin. Sipas të dhënave paraprake, disa persona të maskuar i kanë bllokuar rrugën dhe më pas e kanë goditur me mjete të forta, përpara se të largoheshin nga vendi i ngjarjes.

Ai është gjetur në gjendje të rënduar brenda automjetit nga kalimtarë të rastit, të cilët kanë njoftuar menjëherë shërbimet e urgjencës. Më pas është transportuar me shpejtësi drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e sulmit dhe për identifikimin e autorëve të dyshuar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, plagoset 22-vjeçari në fshatin Gjorm

Një 22-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në fshatin Gjorm të Kurbinit. Sipas informacioneve paraprake, i riu është...
19:51 | 25/07/2026

Zjarr në malin e Çipinit, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve (VIDEO)

Një vatër aktive zjarri është konstatuar pasditen e kësaj të shtune në malin e Çipinit. Flakët raportohen se kanë rënë në një lartësi të konsiderueshme,...
19:04 | 25/07/2026

Arben Malaj konfirmon kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Vlorës: Pse zgjodha të dal i pavarur

Arben Malaj ka konfirmuar se do të kandidojë si kandidat i pavarur për kryetar të Bashkisë së Vlorës në zgjedhjet vendore të vitit 2027. Përmes...
17:10 | 25/07/2026